fbpx

Si e varrosi Janeva besimin në institucionet e Maqedonisë së Veriut

-

Prokurorja speciale publike Katica Janeva, nga një heroinë, figurën e të cilës e mbanin edhe të rinj edhe pleq në bluzat e tyre verore në hovin e rrënimit të pushtetit të Gruevskit, përfundoi si dështim famëkeq në paraburgim për shpërdorim të detyrës zyrtare. Personi që duhej të ishte (e për një kohë edhe ishte) fytyra e luftës kundër pushtetit të vjetër dhe thellë të korruptuar dhe kriminal, përfundoi aty ku duhet të ishin “pacientët” e saj, njofton Meta.mk.

Sipas ironisë së fatit, Janeva, të cilës në përshkrimin e vendit të punës i shkruan që është “për të ndjekur vepra penale në lidhje me përcjelljen e paligjshme të komunikimeve” është kapur, në së paku një audio-incizim me Bojan Jovanovskin Boki 13 kontrovers, yll i ndritshëm i estradës dhe pronar në hije i TV stacionit të ri në rritje e sipër si dhe me biznesmenin kontrovers, Orce Kamçev, i dyshuar në çështje të cilat i udhëheq Janeva – duke kontraktuar lehtësim të procedurës dhe paraburgimit.

Janeva brenda dyzet ditësh nga publikimi i incizimeve në gazetën italiane “La Verita” i ka lënë qytetarët gojëhapur dhe në dyshime që të pyesin?

Vallë ishte ky personi që duhej ta shndërronte shtetin nga një shtet “të robëruar” në të lirë? Si është e mundur të ketë biseduar, e lëre më të ketë negociuar me të dyshuar në atmosferë krejtësisht “të relaksuar” të papërshtatshme për një “prokurorë special”? Vallë vërtetë është kontraktuar shumë prej milionësh ryshfet për anulim të paraburgimit dhe zbutje të dënimit të personave të dyshuar në rastet e prokurorisë në kreun e të cilës ishte ajo? Si është e mundur askush të mos e vërejë derisa vet i dyshuari nuk e ka denoncuar për “Reket”.

Mirëpo, ajo që është më e rëndësishme nga tërë afera është si kjo aferë do të pasqyrohet në dy vija. Së pari, rejtingun e qeverisë së kryeministrit Zoran Zaev i cili deri tani ka arritur të shpëtojë veten dhe ka tejkaluar situata shumë më komplekse, siç ishte nënshkrimi dhe ratifikimi i Marrëveshjes së Prespës, referendumin për emrin, zgjedhjet presidenciale dhe tjera? Padyshim që Janeva ka qenë shtiza goditëse e Zaevit në luftën kundër krimit dhe korrupsionit në regjimin e vjetër të ish kryeministrit, tani i arratisuri, Nikolla Gruevski dhe që Zaevi do ta paguajë shtrenjtë rënien e saj.

Në vijën e dytë, për qytetarët më e rëndësishme, është pasoja se si do të vështrohet afera nga Brukseli.

Maqedonia e Veriut ka mbijetuar një shtyrje të datës për hapje të negociatave me BE-në në qershor (pikërisht për shkak të sistemit të parregulluar gjyqësor) dhe tani të gjithë presin që data të merret diku në vjeshtë. Vallë afera dhe paraburgimi i prokurores speciale do ta shtyj përsëri e kush e di për të satën herë do ta lë në dhomën e pritjes?

Durimi i qytetarëve është gjithnjë e më i ulët. Opozita po ngazëllohet dhe kërkon përgjegjësi, dorëheqje dhe zgjedhje të parakohshme, ndërsa Zaevi me deklaratën e tij që nuk do të lejojë “një kriminel, një gazetar sqimatar dhe një pederast” t’ia rrëzojnë pushtetin – aspak nuk ndihmoi, por i irritoi edhe përkrahësit më të mëdhenj.

Për momentin duket sikur reaksioni i Prokurorisë premton që diçka do të lëviz nga pika zero dhe që vera me afera të nxehta dhe skandale do të shndërrohet në vjeshtë për pastruar hesapet me krimin dhe korrupsionin në nivel të lartë.

Mirëpo, këtë premtim, për fat të keq e kemi dëgjuar tepër shpesh që tani t’i besojmë njëqind për qind.

Në ndërkohë, opinioni po argëtohet me folklorin për atë çfarë stolie, mobile (të përgjuar?), të veshje ka pasur apo ka marrë dhuratë Janeva, me cilin është në qeli, si është me shëndet dhe ngjashëm.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.