fbpx

Gazeta serbe “Politika” e lidhi rrezikshëm “Reket” me marrëveshjen e Prespës

-

Gazeta më e vjetër ditore serbe “Politika” dje (21.08.2019) doli me një tekst të titulluar: “Reketi” hedh dritë të re në Marrëveshjen e Prespës (“Reket” baca novo svetlo na Prespanski sporazum), në të cilën bëhet konstrukt se Marrëveshja me Greqinë për zgjidhjen e kontestit për emrin është votuar me reketim, transmeton Meta.mk.

Kjo gazetë me ndikim, duke i analizuar ngjarjet me aferën “Reket”, tërheq lidhje me të cilat e ndërlidh skandalin e lartpërmendur me Marrëveshjen e Prespës dhe parashikon që priten afera të reja të cilat e përfshijnë këtë dokument.

Teksti që në fillimit plason një manipulim të madh dhe të pavërtetë, me çka duhet të vihet në dyshim legjitimiteti i Marrëveshjes së Prespës. Përkatësisht, thuhet se “Ministri Dimitrov njoftoi se me deputetët kishin bërë tregti rreth ndryshimit të Kushtetutës dhe emrit të shtetit”

Në fakt, Politika e plason këtë pretendim të pasaktë duke iu referuar statusit të shefit të diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov në Facebook, me ç’rast ai qëllimisht e përdor vetëm një fragment të asaj që ishte shkruar: “Bojkoti i referendumit kishte të njëjtin qëllim. Faktorizimi i deputetëve, që të mund të bëjnë tregti me përgjegjësinë”.

Në fakt, Dimitrovi këto ditë (18.08.2019) përmes statusit në Facebook dërgoi një mesazh për një pikëpamje krejtësisht tjetër se pastrimi i çështjes ““Reket”” duhet të jetë motiv shtesë në luftën për drejtësi, udhëkryq në të cilin duhet të zgjidhet rruga që çon drejt ardhmërisë – rruga e përgjegjësisë.

“Sulmi ndaj Parlamentit, dita më e errët e demokracisë së Maqedonisë, ishte për të shmangur përgjegjësinë për incizimet si tregues të abuzimit masiv dhe një mal veprash kriminale. Për t’i shpëtuar drejtësisë. Bojkoti i referendumit kishte të njëjtin qëllim. Faktorizimi i deputetëve, për të bërë tregti me përgjegjësinë. Për t’i shpëtuar drejtësisë. Diskreditimi i PSP-së përmes aferës ““Reket”” është përsëri në të njëjtën linjë. T’i iket drejtësisë duke e sulmuar institucionin e formuar posaçërisht për të dhënë drejtësi. Deri këtu kemi vazhdimësi të një agjende politike për mosndëshkim ose me fjalor juridik – përsëritje të veprës (jo të mirë)… “(Dimitrov)

Siç mund të shihet, askund në postimin në FB, Dimitrovi nuk thotë se “është bërë tregti me deputetët rreth ndryshimit të Kushtetutës dhe emrit të shtetit“, siç thotë “Politika”, e cila, si mbështetje të kësaj teze i bashkëngjit reagimin e ish-ministres për kulturë Ganka Cvetanova, të postuar në Twitter:

“Vallë pas rrëfimit të Nikolla Dimitrovit, në të cilën thuhet se me deputetët është bërë tregti për ndryshimin e emrit dhe Kushtetutës së Maqedonisë, ai do të thirret në pyetje për të dhënë deklaratë? A do të ketë ndonjë hetim zyrtar? A është Katica Janeva akoma e lirë sepse kërcënon që do të flasë për mënyrën se si një pjesë e deputetëve janë shantazhuar, me ndihmën e PSP-së, për të votuar për ndryshimin e emrit, kushtetutës dhe historisë së Republikës së Maqedonisë? ”

Është interesant që “Politika” e paraqet Cvetanovën si deputete aktuale, që është gabim, e përveç kësaj edhe pohon se: “PSP-ja kishte hedhur poshtë kallëzim penal të saj për çështjen “Shkupi 2014”, gjatë votimit të ndryshimit të Kushtetutës dhe emrit të Maqedonisë”. Që gjithashtu është e pasaktë.

Mbase, mendohet për deputeten dhe ish-ministren e kulturës, Elizabeta Kançeska Mileska, kallëzimi penal për të cilën për punë të papërgjegjshme gjatë shërbimit, e parashtruar nga Policia financiare u refuzua në korrik, gati gjashtë muaj pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese. Gjithashtu, Kançeska-Milevska është ende i paditur në një çështje të PSP-së dhe gjykimi për atë çështje po vazhdon. Ajo është e akuzuaraq kryesore në çështjen “Tenderët” për keq menaxhim me tenderin për punët ndërtimore në Muzeun VMRO-së në projektin “Shkupi 2014”, me çka, sipas PSP-së, është dëmtuar buxheti për rreth 54 milionë denarë.

Artikulli përfundon me konstatimin se “Dimitrov në mënyrë shumë diplomatike është distancuar nga anëtarët e qeverisë të cilët fotografuan me Bojan Jovanovski, përfshirë edhe kryeministrin Zoran Zaev“. Duke iu referuar shkrimit të portaleve maqedonase, Politika konkludon se “Dimitrov po përgatitet për post të lartë diplomatik në SHBA ose për kryeministër teknik në qeverinë e Maqedonisë”.

Ndërsa për planet e tilla të pretenduara të Dimitrovit mund të lexohet vetëm në portalet e afërta me VMRO-DPMNE.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.