fbpx

Filipçe: Prej 1 shtatorit, epidemia mund të përhapet, do të jemi të kujdesshëm

-

Edhe pse numri i të prekurve të rinj me fruth është ulur në mënyrë drastike në periudhën e fundit, megjithatë frikësohem se epidemia mund të zgjerohet prej 1 shtatorit kur fëmijët do të nisin të shkojnë në shkollë dhe çerdhe. Për atë në mënyrë të kujdesshme do të ndjekim se çfarë do të ndodhë, thotë për “Meta.mk”, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

“Këto ditë do të takohem me ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, që të shohim se çfarë masa të ndërmarrim në lidhje me ato fëmijë që janë paraqitur se do të regjistrohen në klasë të parë, dhe nuk janë të vaksinuar”, tha Filipçe.

Në ndërkohë, në periudhën prej fillimit të vitit të ri shkollor, Ministria e Arsimit dhe Shkencës po mbledh të dhëna për nxënësit e klasave të para që nuk janë vaksinuar. Me vendim të Qeverisë prej muajit maj, janë pranuar dokumentet e të gjithë fëmijëve që i plotësojnë kushtet që të shkojnë në shkollë, por janë regjistruar vetëm ata që kanë vërtetim se i kanë pranuar vaksinat e obligueshme.

Edhe mjeku Vlladimir Mikiq nga Instituti për Shëndet Publik, thotë se edhe pse mbulimi i vaksinimit është i madh, mund të ndodh që me fillimin e vitit shkollor të ndizet epidemia.

“Nëse një fëmijë sëmuret, lehtë mundet që të sëmurën edhe persona tjerë. Kur në një vend ka më shumë persona, transmetimi është shumë më i lehtë, dhe për atë lehtë zgjerohet në çerdhe, shkolla, apo fakultete. Për atë është e nevojshme që të kihet kujdes”, thotë Mikiq.

Ministri Filiçe, në tentim që ta kthejë shkallën e imunizimit te fëmijët, ka paralajmëruar masa të reja edhe më rigoroze të cilat do të ndihmojnë në zbatimin e vaksinimit obligativ

Në prill të këtij viti, ministri Filiçe kumtoi se kusht për regjistrim në shkolla dhe çerdhe do të jetë që fëmijët të jenë të vaksinuar. Përskaj fushatës për ngritje të vetëdijes publike për imunizim, ekipet paralajmëruese kanë shkuar në terren dhe i kanë kontrolluar kartonët vaksinal dhe kanë kërkuar që fëmijët dhe personat që nuk janë vaksionuar, të imunizohen.

Autoritetet shëndetësore kanë theksuar se më shqetësuese është pasiguria, jokompetenca dhe edukimi i pamjaftueshëm i një pjese të punëtorëve shëndetësor për imunizimin, që shpesh ka rezultuar që ata në vend që të jenë promovues të parandalimit, ata bëhen propagandues të informimit joprofesional për imunizimin.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.