fbpx

Raporti i KE: Shteti duhet t’i bëjë prioritetet e reformave për stabilitetin financiar dhe pavarësinë e RTM-së

-

Komisioni Evropian (KE) në Raportin mbi progresin e vendit tonë për vitin 2020 ka drejtuar vërejtje për moszbatimin e reformave në Radio Televizionin e Maqedonisë (RTM). Në pjesën e lirisë së shprehjes, KE vëren se rekomandimet e vitit të kaluar mbeten në fuqi. I pari në listë është pikërisht përparësia e reformave në RTM përmes sigurimit të qëndrueshmërisë financiare dhe pavarësisë e saj, së bashku me emërimin e anëtarëve të rinj të Këshillit programues të RTM-së, transmeton Observatori Mediatik, përcjell Meta.mk

“Nevojiten zgjidhje të qëndrueshme për të siguruar pavarësinë, qëndrueshmërinë financiare dhe respektimin e standardeve profesionale të servisit radiodifuziv publik”, theksohet në raportin e KE-së.

Në kapitullin për lirinë e shprehjes, sipas Komisionit Evropian, është bërë përparim i kufizuar gjatë periudhës së raportimit. Theksohet se reforma e RTM është në fazë të hershme dhe kësaj çështjeje duhet t’i jepet përparësi. Raporti i KE-së thotë se qeveria ka të drejtë diskrecionale me Ligjin për ASHMAV për të transferuar fonde në MRT që janë më pak se përqindja e garantuar ligjërisht, e cila në vitin 2021 duhet të arrijë një për qind e të ardhurave të realizuara në buxhetin e shtetit për këtë vit.

“Po aq e rëndësishme është të gjenden zgjidhje për borxhet e vjetra të servisit radiodifuziv publik ndaj institucioneve shtetërore. Nevojiten përpjekje plotësuese për të përmirësuar cilësinë e raportimit të tij dhe për të modernizuar procedurat e funksionimit dhe pajisjet teknike të këtij servisi” thuhet në raportin e KE-së që ka të bëjë me pjesën e RTM-së.

Lidhur me kapitullin mbi shoqërinë e informacionit dhe mediat, Komisioni Evropian në Raportin për progresin e vendin thekson edhe një herë rekomandimin për forcimin e pavarësisë dhe kapacitetit të servisit radiodifuziv publik. Në të njëjtën kohë, thuhet se Kuvendi i RMV-së ka dështuar të emërojë anëtarët e rinj të Këshillit programues të RTM-së, i cili në fakt është organi drejtues i RTM-së.

Përndryshe, “Meta.mk” i dërgoi pyetje dy herë Ministrisë për shoqërisë informative dhe administratës (MISA) në lidhje me shumën e fondeve që qeveria planifikon t’i ndajë për RTM-në, për nevojën për punësime të reja në servisin radiodifuziv publik dhe nevojën për të ndërmarrë iniciativë në Kuvendin e RSM për të zgjedhur Këshillin programues të RTM-së. Për pyetjet që i kemi bërë më 22 shtator të këtij viti, deri më sot nuk kemi marrë përgjigje.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Teksti është prodhuar në kuadër të projektit “Opservatori i reformave në media” të cilin e zbaton Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, me mbështetje financiare nga “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi e vetme e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk mund të merret se i pasqyron pikëpamjet e “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.