fbpx

“Srbija Danas” e përfshin në “Reket” edhe Mogerinin – e ka ditur, por s’ka reaguar

-

Internet portali “Srbija Danas”, në një artikull kushtuar çështjes “Reket” në Maqedoninë e Veriut, bën manipulime në titullin e artikullit, duke e përfshirë Komisioneren evropiane për zgjerim në largim, Federika Mogerini, dhe njerëz tjerë nga Komisioni evropian.

Nën titullin “Mogerini e ka ditur për krimin e Zaevit dhe Boki 13! Njeriu që e dridhi Shkupin paralajmëron tërmet politik” (Mogerini je znala za criminal Zaeva I Boki 13! Covek koje je uzdrmao Skoplje najavljuje POLITICKI ZEMJOTRES), portali ka botuar një bisedë të shkurtë me analistin dhe profesorin e gjeopolitikës Laris Gejser, i cili në gazetën italiane “La Verita” ka botuar një sërë shkrime dhe audio e video materiale për aferën “Reket”, shkruan Meta.mk.

Nëse lexohet me kujdes pjesa e tekstit, prej ku portali e nxjerr titullin, do të vërehet që ai aspak nuk i përgjigjet të vërtetës, përkatësisht asaj që është thënë në tekst.

Në pyetjen “a besoni apo vallë keni prova se dikush nga BE, për shembull Mogerini, kishte dijeni për atë që po ndodh në Maqedoni të Veriut“, Gejser përgjigjet:

– A mund, së paku një person normal, të besojë që askush në BE nuk e ka pas idenë se çfarë po ndodhte në Maqedonin e Veriut? Edhe nëse është ashtu, ata janë fajtorë në çdo rast sepse janë të paaftë. Poenta e kësaj është se sistemi i Zoran Zaevit është produkt i Komisionit të Junkerit dhe Mogerinit dhe qasjes tyre ndaj Ballkanit dhe tani ata nuk mund të pranojnë pjesën e tyre të përgjegjësisë. Në vend të kësaj ata vendosën të heshtin.

Siç shihet nga përgjigje, Gejser askund nuk pohon në mënyrë të prerë që Mogerini ka pas dijeni për çështjen “Reket” ose që ka prova për pretendimin e shënuar në titull, që ajo e ka ditur për “krimin e Zaevit dhe Boki 13!

Përndryshe, në lëndën për zhvatjen, përpos prokurores Katica Janeva, të dyshuar janë edhe dy persona, Bojan Jovanovski i njohur me nofkën “Boki 13”dhe Zoran Milevski i njohur si Zoki Kiçeec se kanë zhvatur biznesmenë nëpërmjet Janevës. Dyshimet e prokurorisë janë se ata kanë marrë 1,5 milionë euro vetëm nga biznesmeni Orce Kamçev për t’ia lehtësuar procedurën hetimore për pastrim parash në lëndën “Perandoria”, ndërsa duhej të merrnin edhe 4,5 milion euro të tjera, gjithsej 8 milionë.
Gazeta italiane “La Verita” ka publikuar disa video-audio materiale, në të cilat shihet se si Boki 13 dhe Zoki Kiçeec marrin paratë prej biznesmenit Orce Kamçev në shtëpinë e tij.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.