fbpx

Ministritë e harruan urdhrin e qeverisë për transparencë në prokurimet publike (1)

-

Ka kaluar afati tridhjetë ditësh që Qeveria ua caktoi të gjithë organeve të administratës shtetërore për të filluar publikimin e të gjitha të dhënave dhe planeve për prokurime publike në faqet e tyre zyrtare dhe të njëjtën gjë ua rekomanduar edhe komunave, njofton Meta. 

Meta.mk hulumtoi sa ministri, komuna dhe organe tjera e respektojnë këtë urdhër përkatësisht rekomandimin e Qeverisë dhe në tre vazhdime do t’i paraqesim rezultatet e analizës.

seancë që u mbajt më 16 korrik të këtij viti Qeveria i obligoi të gjitha organet e administratës shtetërore që brenda 30 ditësh në faqet e tyre të internetit (ose nëse nuk kanë të tyre, në faqen e internetit të institucionit nën juridiksionin e të cilit punojnë) të publikojnë linka të planeve vjetore për prokurime publike (dhe ndryshimet e plotësimet e tyre), shpalljet për prokurime publike, njoftimet e kontratave dhe kontratat e lidhura dhe njoftimin për kontratat e realizuara për vitin 2019, përmes shkarkimit automatik të të dhënat nga Sistemi elektronik për prokurime publike  (SEPP) dhe se kjo duhet të bëhet në mënyrë të vazhdueshme, pasi që këto dokumente janë publikohen në Sistemin elektronik për prokurime publike (SEPP).

Kontrolli i ueb-sajteve të ministrive tregoi se disa prej tyre e kanë harruar këtë detyrim, e disa e kanë përmbushur pjesërisht atë.

Përkatësisht, në ueb faqen e Ministrisë për shëndetësi plani i fundit për prokurime publike është nga viti 2017, nuk ka asnjë shpallje të tenderëve, përveç nëse ka tabe për prokurim të insulinës dhe ilaçe për sëmundje të rralla ku ka të shpallur tenderë për vitin 2018. Ministria e punëve të  jashtme ka plan vjetor për prokurimet publike, por s’ka asnjë njoftim të prokurimeve publike ose link me SEPP-në. Ministria e Financave shpall tenderët dhe thirrjet publike, ka link me SEPP-në, por nuk mund të gjendet plani vjetor i prokurimeve publike.

Ministria e arsimit dhe shkencës ka një tab të veçantë për prokurime publike në pjesën e financave ku janë publikuar plani vjetor i prokurimeve publike dhe kontratat e lidhura. Sidoqoftë, kontrata e fundit e shpallur pas thirrjes për tender daton nga marsi 2018, që tregon se azhurnim i informacioneve nuk është i rregullt. Ministria për transport dhe lidhje rregullisht i publikon të gjitha shpalljet publike, por nuk mund të gjendet plani vjetor i prokurimeve publike.

Ministria e bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave i shpall të gjithë tenderët dhe shpalljet në një tab të veçantë të vendosur në sajt, ka lidhje aktive me SEPP, por nuk mund të gjendet plan vjetor për prokurime publike. Ministria e vetëqeverisje lokale ka një tab të veçantë për prokurime publike, por informacionet e fundit të publikuara datojnë nga viti 2018. Kjo Ministri rregullisht i publikon planet vjetore për prokurime publike.

Ministria për punë të brendshme në tabe të veçanta deri te departamenti i financave ka publikuar plan për prokurime publike, si dhe kontratat e lidhura për prokurime publike. Ministria e mbrojtjes ka një tab të veçantë për prokurime publike me linka deri te shpalljet e publikuara, kontratat e nënshkruara si dhe arkivi i kontratave të lidhura. Ministria rregullisht i shpall planet e prokurimeve publike dhe ndryshimet e tyre.

Ministria për shoqëri informative dhe administratë në sajtin e saj ka një tab të veçantë për prokurime publike në seksionin “dokumente”, ka publikuar një link aktiv me planin për prokurime publike, link aktiv me sistemin elektronik për prokurime publike, si dhe të dhëna për të gjitha prokurimet publike. Ueb faqja e Ministrisë për punë dhe politikë sociale ka një seksion të veçantë për prokurime publike në të cilin janë publikuar linkat me tenderët e shpallur dhe me kontratat e lidhura. Ministria e drejtësisë në faqen e vet ka tab të veçantë për prokurimet publike në të cilin mund të shihen planet vjetore të prokurimit publik. Ka edhe një link të deri te prokurimet e shpallura publike në SEPP, por nuk mund të gjendet plani vjetor i prokurimeve publike. Ministria e ekonomisë ka një seksion të veçantë për prokurime publike ku shpallen planet vjetore për prokurime publike dhe tenderët dhe kontratat e lidhura për prokurime publike.

Ministria e kulturës ka një tab të veçantë për prokurime publike ku është shpallur plani  vjetor i prokurimeve publike, ndryshimet në planin vjetor të prokurimeve publike, si dhe një link deri te SEPP deri të tenderët e shpallur dhe kontratat e lidhura.

Ministria e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor ka publikuar plan të prokurimit publik dhe rregullisht i publikon shpalljet për prokurime publike me një link aktiv deri te shpalljet. Ministria për sistem politik dhe marrëdhënie mes komuniteteve ende s’ka ueb faqe.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.