fbpx

Zaev: Është në interes të vendit që të ketë një njësi zgjedhore

-

Çështjet lidhur me legjislacionin zgjedhor, obligimet për realizimin e marrëveshjes së 2 qershorit dhe nga 15 korriku për zgjidhjen e krizës politike dhe pritjet nga puna e prokurores speciale, kanë qenë temë e bisedimeve të sotme në takimin e liderit të LSDM-së, Zoran Zaev me ambasadorin e Mbretërisë së Holandës në Shkup, Vauter Plomp, njoftojnë nga LSDM-ja.

Në takim siç informojnë nga LSDM-ja, është shprehur se kanë pritje për respektimin e afatit të caktuar deri më 6 tetor, për mbylljen e çështjeve për Kodin Zgjedhor dhe kredibilitetin e listës zgjedhdore, do të respektohet dhe nuk do të priten afatet e fundit.

Zaev, në takim përsëriti qëndrimin dhe angazhimin e LSDM-së për një njësi zgjedhore, që siç ka theksuar, nuk është në interes të partive të mëdha, por është në interes të vendit.

“Jemi të drejt përballë një regjimi autoritar. Nga ato arsye, LSDM për herë të parë mori një hap që nuk është në dobi të partive të mëdha politike, por është në interesin e vendit, dhe kjo është tentimi për një njësi zgjedhore. Në këtë mënyrë do të tejkalohet padrejtësia ndaj votës së qytetarëve që jetojnë në Maqedoni dhe jashtë Maqedonisë, ku me këtë të gjitha votat do të numërohen në shtet, dhe jo si deri më tani, për zgjedhjen e një deputeti në Maqedoni janë dashur 8.000 vota, ndërsa për një deputet në diasporë 400 vota”.

Lidhur me punën e Prokurorit Special, është theksuar se pritet që me procedura të pavarura të mbyllet skandali me përgjimet dhe veprat që dalin nga këto materiale.

Ambasadori Plomp, theksoi se Holanda dhe Brukseli, nga afër i ndjekin ngjarjet në vend.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.