fbpx

LSDM: Hani duhet ta ketë të qartë se nuk ka zgjedhje pa mundësi të barabarta për të gjitha partitë

-

Komisari evropian për zgjerim dhe politikë të fqinjësisë, Johanes Han, duhet ta ketë të qartë se nuk ka zgjedhje cilësore pa pasur mundësi të barabarta për të gjithë subjektet politike në mënyrë të barabartë të marrin pjesë në procesin zgjedhor dhe qytetarët të mundet ta japin votën e tyre, reagojnë nga LSDM-ja për  deklaratë  e komisarit evropian për revistën bullgare “Kapital” në të cilën ai thotë se nuk ka rëndësi se a  të gjithë marrin pjesë në zgjedhje, por ato të jenë korrekte dhe demokratike.

– “E vërteta për Maqedoninë” dëshmoi se VMRO- DPMNE dhe Gruevski organizojnë zgjedhje me krim dhe me korrupsion, nëpërmjet ushtrimit të presionit, kërcënimeve, votuesve të trilluar, letërnjoftimeve të falsifikuara. Dhe vet komisari në deklaratën e tij thekson se janë plotësuar vetëm disa nga obligimet. E këto janë pikërisht ato që sigurojnë zgjedhje korrekte dhe demokratike: lista zgjedhore të pastruara ( rekomandime nga OSBE/ODIHR  2011, 2013 dhe në vitin 2014) dhe media të lira ( sipas Marrëveshjes së Përzhinos, të planifikuar në gusht). Pa realizim të plotë të asaj që jemi marr vesh, nuk ka kushte për një proces zgjedhor me zgjedhje të parakohshme korrekte dhe demokratike- thuhet në kumtesën e LSDM-së.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.