Kocijançiq për “Meta”: Revista bullgare “Kapiatal” ka nxjerrë nga konteksti deklaratën e komisionerit HAN

-

Zëdhënësja e komisionarit për politikë të fqinjësisë së mirë dhe për zgjerim, Maja Kociajançiq  në një prononcim për”Meta” thotë se revista bullgare “Kapital” ka nxjerrë nga kontesti deklaratën e komisionarit Han

– Besoj se deklarata është nxjerrë nga konteksti. Pozita e komisionarit mbetet e njëjta sikurse në njoftimin e tij të fundit- deklaroi Kocijançiq për “Meta”.

Gazeta “Kapiatal” më 22  janar publikoi intervistën komisionarit evropian, i cili në pyetjen  për zgjedhjet në Maqedoni, Han deklaroi: “ Për ne është vendimtare që  zgjedhjet të zbatohet korrekte transparente dhe demokratike.  Nuk është me rëndësi se a do të marrin pjesë të gjithë, me rëndësi është procesi kualitativ i zgjedhjeve. Në këtë bazë mund të bëjmë hapa të mëtutjeshëm”.

Eurokomesari Han më 18 janar të këtij viti  deklaroi se  angazhohet për zgjidhje konsensuale nga të gjitha partitë  për datën e  zgjedhjeve dhe të sigurohen zgjedhje korrekte, në përputhje me standardet demokratike.