fbpx

Han: Rëndësi është të ketë zgjedhje demokratike, e jo se a do të marrin pjesë të gjithë!

-

“Ajo që është e rëndësishme për zgjedhjet në Maqedoni është të jenë korrekte  dhe demokratike. Punojmë me OSBE-në dhe ajo do të dërgojë më shumë njerëz se sa zakonisht që ta vëzhgues, si fazën përgatitore, po ashtu edhe vet procesin në ditën e zgjedhjeve”, tha eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han, në një intervistë për të përjavshmen bullgare “Kapital”, e cila është publikuar më 22 janar të këtij viti.

“Marrëveshja mes opozitës dhe Gruevskit për zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni ka shumë elemente, ndërkaq zgjedhjet janë vetëm njëri nga ato. Një pjesë e atyre elementeve janë zbatuar, megjithëse në afatin e fundit të paraparë. Kuptohet, në kësi rasti të ndjeshëm, është mirë që të ketë konsensus kombëtar. Por, duhet të pranojmë se ajo mund të jetë e paarritshme. Në Turqi, për shembull, në zgjedhjet e fundit ka pasur 30 vëzhgues, ndërkaq në Maqedoni, në një shtet më të vogël, do të ketë 24. OSBE është gatshme t’i ndihmojë KSHZ-së së Maqedonisë, nëse ajo kërkon ndihmë. Prapë do të them, për ne është e rëndësishme që zgjedhjet të zbatohet në mënyrë fer, transparente dhe demokratike. Nuk është me rëndësi se a do të marrin pjesë të gjithë, me rëndësi është procesi kualitativ i zgjedhjeve. Në këtë bazë mund të bëjmë hapa të mëtutjeshëm”, shprehet Han.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.
Download Best WordPress Themes Free Download
Download Nulled WordPress Themes
Free Download WordPress Themes
Download Best WordPress Themes Free Download
udemy paid course free download
download xiomi firmware
Premium WordPress Themes Download
udemy paid course free download