Kanë kaluar plot 20 vjet nga atentati ndaj të ndjerit, ish presidentit të Maqedonisë, Kiro Gligorov.  Në këtë ngjarje humbi jetën shoferi i tij Aleksandar Spirovski, ndërsa u lëndua edhe truproja Ilco Teovski. Gjithashtu ka humbur jetë një kalimtar i rastit i  Hristo Hristomanov, dhe u lënduan edhe Klime Korobar dhe Jovan Atanasovski.

Atentati ndaj presidenti Kiro Gligorov ka ndodhur më 3 tetor 1995, në orën 09:50 në rrugën “Maqedonia” para hotelit “Bristol” në Shkup, derisa presidenti Gligorov me makinën zyrtare lëvizte nga rezidenca e tij e drejt vendit të punës në Parlamentin e Maqedonisë.

Kiro Gligorov vdiq në janar të vitit 2012 në moshën 94 vejçare.

Atentati nuk ka ende një autor, ndërsa hetimet vazhdojnë ende.