fbpx

Zaevi publikoi audio – regjistrimet për kurdisje të gjykatësve, aktvendimeve dhe pazarllëqet partiake

-

Lideri i LSDM-së Zoran Zaevi sot në  konferencën për shtyp publikoi “bombën” e dytë në të cilën nëpërmjet telefonatave të regjistruara se nuk ka sundim të së drejtës dhe se pushteti ekzekutiv dhe gjyqësor nuk janë të ndarë. Nga telefonatat mund të dëgjohet kurdisja e proceseve gjyqësore,  emërimi i gjykatësve dhe asgjësimin e aktvendimeve gjyqësore.

Në regjistrimin e parë nga pesë audio- regjistrimet , i cili sot prezantoi lideri i opozitës, Ministrja e punëve të brendshme Gordana Jankullovska dhe ish ministri i drejtësisë Mihajlo Manevski merren vesh për aktvendim për bashkëpunëtore të afërt, të cilën më vonë do ta përdorin për përzgjedhje dhe shkarkim të gjykatësve.

Ministria Jankullovska në audio- regjistrimin dytë i thotë  zëvendëskryeministrit dhe ministrit të financave Zoran Stavrevskit se janë marrë vesh për prokurorin publik aktual Marko Zvrelvski, ta tërheq padinë penale ndja Stavervskit. Në bisedën telefonike Jankulovska pohon se Zvrlevski ka hequr padinë dhe informon se shumë shpejt do të takohen sepse i duhet edhe për disa raste të tjera. Gjithashtu ministrja thotë se edhe vet Zvrelevski ka pasur probleme, e ajo i shërben si psikiatre.

Në materialet e prezantuara ka edhe telefonata ndërmjet drejtorit të Shërbimit sektret Sasho Mijalkov me Musa Xhaferrin,ish zëvendëskryeministrin e për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, ku bëjnë ujdi për përzgjedhjen e kryetarit të Gjykatës Supreme. Në bisedën Mijalkovi i thotë Xhaferrit se ajo për të cilën janë marrë vesh nuk duhet të pengohet pa konsultime dhe marrëveshje. Gjithashtu, Mijallkob ia bënë me dije Xhaferit se cilat poste të gjyqësorit tashmë i takojnë BDI-së, duke shtuar se propozimi për kryetar i Gjykatës Supreme duhet të  rregullohet që të mos ketë probleme dhe sulme nga ana e mediumeve. Në bisedën me Mijalokovin, thekson se ka biseduar  me Abdulaqim Ademin dhe Blerim Rexhepin, por edhe prej tyre nuk ka marr asnjë përgjigje.

Jankuloska në prezantimin  audio- regjistrimit të katërt konsultohet me prefektin e Prilepit Marjan Risteski se  gjykatësi Nikola Krstestki a është sa duhet “i tyre” dhe në rast se ju duhet a mundet 100 % të mbajë anën e tyre.

Në telefonatën e fundit mund të dëgjohet  redaktori i televizionit “Sitel” Dragan Pavloviq – Latas, se si me gjykatësen Filimena Manevska, bashkëshortja e ish ministrit Mihajlo Manevskit, merret vesh që Gjykata e Apelit mos ua kthej aktvendimet për gjykim të sërishëm.

Këtë që dëgjuat është tmerrshme, e neveritshme. Kjo pa dyshim zbulon pse burgjet në Maqedoni janë të mbushura plotë me të burgosur politik. Si montohen procese gjyqësore kundër atyre që kanë mendim të kundërt? Si kurdisen aktvendime gjyqësore kundër gazetarëve që nuk janë bashkëpunëtorë të pushtetit dhe kundër secilit që nuk është bashkëpunëtorë me pushtetin. Qytetarë të nderuar, me këtë janë shkelur nenet 17, 18 dhe 25 nga Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë që kanë të bëjnë me lirinë dhe fshehtësinë e komunikimit, garantimin e privatësisë, dinjitetin dhe imazhin e qytetarëve. Janë shkelur edhe nenet 8, 98 dhe 106 nga Kushtetuta e R. së Maqedonisë që kanë të bëjnë me sundimin e drejtësisë, ndarjen e pushtetit në pushtet ligjvënës, ekzekutiv dhe gjyqësorë, pavarësia e gjyqësisë dhe prokurorisë publike. Tani më është e qartë se kush ushtron dhunë dhe kush ka prishur rendin kushtetues të Republikës  së Maqedonisë. Tani më është e qartë se nuk ka sundim të drejtësisë dhe shtetit juridik. Do t’i vendosim fund kësaj qeverisjeje. Vazhdojmë.- deklaroi Zaevi në fund të konferencës për shtyp.

Për konferencën për shtyp reagoi edhe partia në pushtet  VMRO- DPMNE e cila vlerësoi se Zaevi vetëm dëshmon se është instrument  i shërbimeve të huaja sekrete.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.