fbpx

Protestë për Tamarën: Kur sistemi vret fëmijë, çfarë mbetet për ngushëllim?

-

Disa qindra qytetarë sot me moton “Çdo fëmijë i ynë është Tamara” është motoja e protestës të cilën sot në mesditë e organizoi një grup qytetarësh në Parkun e Rinisë të Velesit, ku do të kërkohet përgjegjësi nga fajtorët për vdekjen e Tamara Dimokvskës, e cila vuante nga skolioza dhe vdiq duke pritur operacionin e shtatë.

Këtu sërish u mblodhëm sërish të nxitur nga gabim i faktorit njeri! U tubuam këtu të solidarizohemi me pikëllimin! Më keq nuk ka ku të shkoj! Sot,  këtu në Veles, me qetësi të tregojmë se e dimë se kush është fajtor për vdekjen e Tamarës sonë! Të apelojmë se për jetën e një fëmijë nuk ka çmim dhe pyesim: Cila Tamarë e ka radhën?-  porositën organizatorët e protestës.

Në fjalimin para qytetarëve, organizatorët theksuan se kjo është dëshmi e amoralitetit brutal të sistemit dhe neglizhencën për njeriun e rëndomtë, për fëmijët.

Kur sistemi vret fëmijë, çfarë mbetet t’iu ngushëlloj? Ngushëllim nuk ka! Ka vetëm mllef, pikëllim dhe mosbesim. Edhe atë, mosbesim ndaj ministrit të shëndetësisë, ndaj Fondit të Shëndetësisë, ndaj Komisionit të mjekësve, ndaj Prokurorisë Publik, ndaj gjyqësisë…Prej këtu publikisht dhe me ngritje të zërit, apelojmë të dënohen dhe të përgjigjen të gjitha ata cilët kontribuan për vdekjen e hershme të Tamarës sonë-  u tha në fjalim.

Organizatorët e protestës, bashkërisht me nënën e Tamarës, kërkuan dorëheqje të Nikola Todorovit  Ministri i shëndetësisë drejtorëve të FSSh-së  Maja Parnarxhieva- Zmejkova dhe Xhemail Mehazi.

Ministër, jep dorëheqje, që të kthehet shpresa se sistemi do të funksionojë. Kuptoje, se ti i jepje  deklaratat dhe tani konfirmon se ti angazhohesh, por Nikola efekti ishte vdekja e hershme të fëmijës, ç’duhet të ndodh që t’i të largohesh? Kërkojmë përgjegjësi edhe nga drejtorja e Fondit të Sigurimit Maja Paranarxhiva- Zmejkovska e cila justifikohej se “Fondi ka bërë çmos që është në mundësi ligjore”! Kërkojmë përgjegjësi nga Jovica Andovsk, zëvendës ministri  dhe drejtori i dytë, Xhemail Mehazi-  deklaruan organizatorët.

Mamaja e Tamarës apeloi se nuk do të heq dorë nga kërkesa për të kërkuar përgjegjësi dhe apeloi mediave të cilat deri më tani nuk kanë përcjellë rastin e Tamarës, të përfshihen që në të ardhmen mos ndodhin kështu raste.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.