fbpx

Të rinjtë me ueb faqet propaganduese për Trump nuk besojnë se kanë ndikuar në zgjedhje

-

Të rinjtë nga Velesi të cilët përhapën qindra ueb faqe në favor të presidentit të sapoemëruar, Donald Trump, thotë se nuk mendojnë se “portalet” e tyre kanë pasur ndikim në epilogun final të rezultateve. Një pjesë e këtyre ueb faqeve ose nuk ekzistojnë ose tanimë me muaj të tërë nuk kanë publikuar asgjë.

“S’kam koment për fitoren e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së. Nuk mendoj se kam pasur ndonjë ndikim në fitoren e kandidatit republikan. Me ueb faqen tanimë nuk punoj dhe nuk di nëse do të punoj më tutje me ueb faqe lidhur me politikën në SHBA” tha në muajin prill njëri prej të rinjve nga Velesi për “Meta”.

“Meta” në muajin prill kontaktoi pesë të rinj nga Velesi, pronarë të ueb faqeve që publikonin lajme propaganduese në favor të Trump.

Atëherë të rinjtë theksuan se motiv kryesor për këtë është aspekti financiar.

Para disa ditëve, Agjencia e njohur botërore “Buzzfeed” duke përdorur agjencinë “Meta” si burim, kishte analizë të gjerë për “qytetin Veles të Maqedonisë me popullatë prej 45.000 njerëz, që pësoi tronditje digjitale kur banorët e tij hapën mbi 140 ueb faqe që përhapnin propagandë për kandidatin republikan në zgjedhjet presidenciale në SHBA, Donald Trump.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.