Gjykata e Apelit në Shkup më vonë deri të martën do të prononcohet, se gazetari Tomisllav Kezharovski do të mbetet me lirimin me kusht ose do të duhet të kthehet në burg dhe të vuaj edhe tre muaj burg që i kanë mbetur nga dënimi, shkruan “Fokus”.
Gjykata e Apelit zvogëloi dënimin Kezharovskit nga katër vite në dy vite e gjysmë. Pas zvogëlimit të dënimit, Kezharovski i mbetën të vuaj edhe 3 muaj burg.
Kezharovski, dorëzoi kërkesë për lirimin me kusht sepse ka vuajtur 90 për qind nga dënimi. Komisioni i shkallës së parë pranoi kërkesën, e Prokurorisë Publike dorëzoi ankesë deri tek Gjykata më e lartë, me çka derisa nuk prononcohet vendimi i Komisionit të shkallës së parë nuk mund të jetë i plotfuqishëm