fbpx

 “Për Maqedoni të përbashkët” porositi se nuk do të lejojë që të ndahet e kuqja nga e verdha

-

Me marsh të qetë nga Qeveria deri në Parlament, qytetarët protestuan që të shprehin pakënaqësinë e tyre nga, siç thonë “pranimi i Platformës shqiptare nga lideri i LSDM-së, Zoran Zaev”.

Tubimi i nismës civile “Për Maqedoni të përbashkët” apo siç e quajnë organizatorët “Ilindeni i Katërt” filloi para qeverisë ku pjesëmarrësit brohoritnin “Maqedoni” dhe “Maqedoni e pastër”.

Organizatorët nga emri i qytetarëve para Kuvendi porositën se nuk do të lejojnë e kuqja dhe e verdha të ndahen. Aty këndohej himni maqedonas dhe kënga “Një emër kemi” (Edno ime imame).

“Me një gjest simbolik duam të tregojmë se si duhet Maqedonia. Ata duan të ndajnë të kuqen dhe të verdhën nga flamuri i Maqedonisë. Ne nuk e duam dhe nuk do ta lejojmë këtë. Ata duan shkatërrim ndërsa ne duam Maqedoni të përbashkët sepse simboli ynë do të jetë bashkimi i të kuqes dhe verdhës, vija kuq e verdh që nuk do ta kalojnë”, tha në fjalimin e tij Bogdan Ilievski nga nisma civile “Për Maqedoni të përbashkët”.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.