Pronarët e restoranteve dhe muzikantët protestuan para Qeverisë sepse nuk u pëlqejnë masat kundër Kovid-19, më parë në Tetovë dhe Kumanovë protestuan nxënës të shkollave të mesme kundër onlajn mësimit, ndërsa dje protestë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike u organizua nga partia opozitare VMRO-DPMNE. Në ditën kur u regjistrua numër rekord prej 317 të infektuarve rishtas me kovid-19, nga të cilët 182 në Shkup, epidemiologët kujtojnë se çdo tubim është rrezik për përhapjen e Kovid-19, raporton Meta.

Протест на музичарите и угостителите пред Владата | Фото: Арбнора Мемети

“Ku ka grupim, ekziston rreziku i përhapjes së virusit. Grupimet duhet të shmangen, pavarësisht se janë jashtë. Nëse veç më duhet të shkojnë në protestë, le të mbajnë maska. Ne kemi pasur një problem të vazhdueshëm për gjysmë viti, nuk kemi pasur asnjë ditë pa ndonjë rast dhe një ditë pa vdekje”, thotë Aleksandar Stojanov, epidemiolog dhe drejtor i Qendrës për shëndet publik.

Prof. doktor Nikolla Panovski është i mendimit se protesta paraqet rrezik, por nga përvoja e deritanishme nga grupimet në protesta në botë, ka treguar se numri i personave të infektuar nuk është rritur dukshëm.

“Virusi mund të transmetohet nga personi në person nëse janë afër njëri-tjetrit. Nëse një është i infektuar, mund të infektojë dy ose tre persona. Protesta është rrezik, por jo për shpërndarje masive. Në partinë VMRO-DPMNE, e cila angazhohej të mos ketë zgjedhje për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve, janë kontradiktorë dhe tani ata vetë organizojnë protesta dhe tubime. Në çdo rast, nuk ka të dhëna se pas protestës numri është rritur në mënyrë drastike, ja në Bullgari edhe në Serbi u  protestua, por nuk ka ndonjë ndryshim të rëndësishëm në numrin e të infektuarve rishtas. Është me rëndësi të mbahen maska. Në ambient të hapur, virusi përhapet nga njëri tek tjetri, dhe jo nga aerosolet që janë në ambientet të mbyllura”, thotë Panovski.

Sipas tij, tubimet si dasmat, festat dhe ahengjet në klube dhe kafene janë më të rrezikshme sesa protestat e hapura.

“Virusi po përhapet me të madhe në dhoma më të vogla të mbyllura. Ndodh gjithashtu edhe në tregje dhe protestave, por grumbullimi brenda është më i rrezikshmi. Tubimet e të rinjve, ku ata këndojnë dhe bërtasin, janë gjithashtu të rrezikshme” ka shtuar profesori.

Në protestën e sotme para qeverisë, muzikantët kërkuan takim me zyrtarë të qeverisë për të paraqitur masat e tyre për mbrojtje kundër kovid-19.

“Kemi ardhur në një kolaps financiar. Objektet tona i plotësojnë kushtet dhe ne mund të sjellim protokolle më të mira pune”, tha Goran Arsovski, i cili u prezantua si përfaqësues i klubeve të natës në vend.

Фото: Арбнора Мемети