fbpx

Zaev: Gruevski nuk guxon të formoj Qeveri

-

Regjimi i Nikolla Gruevskit nuk guxon të formoj Qeveri, theksoi pasdite në konferencë shtypi kreu i LSDM-së, Zoran Zaev dhe u bëri thirrje partive, kandidatët e të cilëve kanë marrë mandate që të mos bëjnë koalicion me VMRO DPMNE-së për qeveri të re.

“Mposhtëm regjimin me laps dhe zë. Regjimi nuk guxon të formoj qeveri. U bëj thirrje të gjitha partive politike që morën mandat nga qytetarët, përveç VMRO DPMNE, që mos të mendojnë të zhvlerësojnë vullnetin e shumicës së qytetarëve. Gruevski nuk guxon të formoj qeveri në R. e Maqedonisë” tha Zaev.

Ai theksoi se LSDM ka numër më të madh të votave në njësinë e 6 zgjedhore nga ajo që është publikuar deri më tani dhe u bëri thirrje qytetarëve t’i presin rezultatet finale nga KSHZ.

“Ekzistojnë dallime në rezultatet të vendeve zgjedhore dhe ato që i publikoi KSHZ. LSDM ka më shumë vota në njësinë 6 dhe proporcioni i mandateve është 50-50” theksoi Zaev.

Ai shtoi se për shkak të parregullsive të theksuara për të cilat informuan vëzhguesit, LSDM deri tek KSHZ do të dorëzoj ankesa, me çka siç tha, numri i vërtetë i mandateve të fituara në Kuvend do ta jep rezultatin final të KSHZ-së.

“Pa marrë parasysh nga numërimi, qytetarët janë deklaruar se në Maqedoni nuk ka vende për politikanë siç është Gruevski, por se janë për shtet juridik dhe shtetë të drejtë dhe kjo do të ndodh. Sektori juridik i opozitës i ka përgatitur informacionet për gjendjet problematike dhe ankesat do të dorëzohen pranë KSHZ-së sonte në orën 19, deri kur është afati final. Nga KSHZ presim funksionim transparent” tha Zaev.

I pyetur nëse Gruevski nuk e formon Qeverinë e re, kush do të jetë mandatar, Zaev tha se përgjigja është e qartë, duke aluduar në veten.

“Thash se Gruevski nuk guxon të formoj qeveri. Nëse Gruevski nuk e formon, atëherë dihet kush do ta bëj” shtoi Zaevi.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.