fbpx

VMRO DPMNE -Dankan: Do të ketë tensione, votuesit dhe kryesia jonë janë të shqetësuar

-

“Jemi nën presion të madh nga votuesit dhe kryesia jonë që të luftojmë dhe të mos lejojmë të prishet parimi “fituesi me fituesin” sepse në esencë ne veprojmë si duhet tërë kohën dhe tani dikush nuk vepron si ne. Ne do të bëjmë çdo gjë që është në forcën tonë që të ruajmë qetësinë dhe stabilitetin, por s’dimë si do të ecin gjërat. Do të ketë tension, njerëzit janë të shqetësuar, kjo është tema kryesore në shtetin tonë”.

Ky është qëndrimi i VMRO DPMNE, që e ka theksuar lideri i partisë Nikola Gruevski, anëtari i Komitetit ekzekutiv, Nikola Poposki dhe sekretari i bashkëpunimit ndërkombëtarë, Aleksandar Nikolovski në takimin e sotëm me ministrin britanik për Evropë dhe Amerikë, Alen Dankan dhe ambasadorin e Britanisë së Madhe në vend, Çarls Garet.

“Ministri Dankan pyeti çfarë do të ndodhë nëse BDI vendos të shkojë me LSDM-në dhe partitë tjera më të vogla shqiptare, a do të jetë qeveri jolegjitime, ku nga VMRO DPMNE u theksua se në shoqërinë tonë kjo shihet si qeveri jolegjitime për shkak të parimit të zhvlerësuar “fituesi me fituesin” ndërsa në veçanti është problematike që BDI përmes këtij koalicioni dëshiron të bëj ligj jokushtetues për përdorimin e gjuhës shqipe…maqedonasit për këtë janë shumë të revoltuar sidomos pasi kjo bëhet në mënyrë jokushtetuese. Ne jemi të bindur se kjo qeveri mund t’i arrijë këto synimet në një atmosferë të këtillë. Për këtë propozuam se është mirë të ketë zgjedhje të reja parlamentare” thuhet në njoftimin e VMRO DPMNE-së për takim.

Ministri britanik, siç qëndron në njoftimin e VMRO DPMNE-së ka theksuar se “interes i përbashkët është që të realizohen synimet afatgjate të shtetit lidhur me prioritetet dhe interesat e saj”.

“Sa i përket formimit të Qeverisë, kjo nuk na takon neve. Kjo ju takon juve, është punë e partive”, ka thënë Dankan.

Në takim ambasadori Garet ka pyetur “cili do të ishte reagimi nëse VMRO DPMNE nuk bën qeveri me BDI-në gjegjësisht cilët do të jenë hapat e ardhshëm të VMRO DPMNE-së që të shpreh vullnetin e votuesve të vet, ku nga partia është thënë se “për këtë do të njoftojmë kur të marrin vendim si dhe kanë listë të gjatë të hapave, por se çfarë mund të veçohet nga kjo listë s’mund të thonë për momentin”.

Lidhur me PSP-në dhe rolin e saj, nga VMRO DPMNE theksuan se Specialja është shndërruar në degë partiake e LSDM-së, se merren me politikë e jo me drejtësi.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.