fbpx

Zaev: Në fillim të marsit do të kemi qeveri të re në krye me LSDM-në

-

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) mbrëmë mori vendim të na japin nënshkrimet për marrjen e mandatit për formimin e Qeverisë, që do të bëhet në mesën e parë të marsit, tha lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, gjatë vizitës në Sarajevë në konferencë të përbashkët të shtypit me liderin e Partisë Socialdemokrate të Bosnjës dhe Hercegovinës, Nermin Nikshiq.

“Mbrëmë e di se kryesia e BDI-së mori vendim që t’i sigurojë nënshkrimet dhe t’i japin pasi si parti e dytë në vend ishim të kushtëzuar nga presidenti i shtetit Gjorgje Ivanov që të sigurojmë nënshkrimet për marrjen e mandatit. Sipas kushtetutës tonë, ata duhet mandatin ta japin menjëherë, tashmë janë siguruar nënshkrimet për marrjen e mandatit, besoj se ka ngelur një pjesë e vogël e bisedimeve rreth formimit të pasi çështjet më të rëndësishme janë programi i ardhshëm qeveritar, platforma e Socialdemokratëve, platforma e partive shqiptare dhe ligji për përdorimin e gjuhës janë harmonizuar, këto ishin çështjet thelbësore. Ngel që të ulemi me kryetarët e partive tjera të merremi vesh për resorët, për kuadrot në pjesën e qeverisë dhe besoj se për 10- 15 ditë Maqedonia do të ketë qeveri të re në krye me LSDM-në, tha Zaev.

Zaev shtoi se zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni kanë qenë rezultat i luftës këmbëngulëse nga opozita për të siguruar kushte për zgjedhjet të rregullta, korrekte dhe demokratike, për të cilat tha se deri në fund nuk kanë qenë korrekte dhe demokratike, por se nuk ka pasur falsifikim.

Sipas Zaevit, LSDM si parti që i mbështet qytetarët nga të gjitha komunitetet dhe theksoi se beson që multikulturalizmi paraqet “erë në shpinë” për zhvillimin e shteteve e jo dobësi dhe pengesë.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.