fbpx

Transportuesit nga “Transporter” nuk kanë të ndaluar, madje vazhdojnë me avazin e vjetër apo edhe më shpejtë

-

Prokuroria speciale ka prova të reja në rastin e transportit të nxënësve “Transporter” ku si i dyshuari i parë është kryetari i Komunës Manastir, Vladimir Taleski, deklarojnë nga prokuroria për “Meta”. Sipas informacioneve deri tek të cilat arritëm, PSP ka dërguar 30 kërkesa të reja për ekspertizën e dokumenteve në shkollat e Manastirit, Ministrinë e financave dhe transportuesit e dyshuar…

Manipulimi më i madh, sipas PSP-së, është bërë me tenderët e vitit 2009 dhe 2011. Sipas Ligjit për transport, ndalohet të përzihet transporti i komunës me atë të nxënësve.

transport-opstina-bitola-meta
“Meta” gjithashtu ka të dhëna se thuajse të gjitha kompanitë që akuzohen për mashtrime me transportin e shkollave në Manastir, në rastin “Transporter” që e hapi Specialja në prill të viti, sërish kanë marrë tender për transport në këtë kominë.

Që paradoksi të jetë më i madh, ditën e njëjtë kur PSP informonte për rastin “Transporter”, ku u hap procedurë hetimore ndaj 22 personave, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën “shpërdorim të detyrës zyrtare”, dy nga kompanitë e dyshuara për kriminalitet kanë marrë dy linja të reja për shërbim në komunën Manastir.

Komuna Manastir ka vendosur “Xhem Turs” dhe “Bobi Turs” të jenë transportuesit që do ta mbajnë linjën e re me numër 3, që do të kaloj afër pjesës së qytetit që quhet “Parisi Vogël” si dhe pjesën e sipërme të Manastirit tek spitali “Plodnost”.

Shkruan:

Vlado Gjorçev

Ky hulumtim është mundësuar me mbështetjen e popullit amerikan përmes Agjencisë së SHBA-së për zhvillim ndërkombëtar (USAID) në suazat e Programit të USAID kundër korrupsionit. Përmbajtja e publikimit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i përmban qëndrimet e USAID apo Qeverisë së SHBA-së.

 

logoa USAID, MCMS, IDSCS

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.