fbpx

RMV, Punëtorët që prodhojnë energji “të ndyrë” nga karburantet fosile meritojnë tranzicion të drejtë në sektorët e gjelbër

-

Maqedonia aktualisht po ndjek politika ambicioze të klimës dhe është në rrugën të mirë për të kap hapin me vendet të cilat angazhohen për zhvillim ekonomik dhe energjetik të gjelbër. Strategjia për energjetikë, e miratuar nga Qeveria në fillim të këtij viti, ka tre skenarë, e sipas dy prej tyre, deri në vitin 2025, do të braktisë plotësisht qymyrin si burim energjie. Megjithëse ende nuk ka një Program implementimi për të përzgjedhur se cili nga këto tre skenarë do të zbatohet, sipas Vlerësimit strategjik për mjedisit dhe Strategjinë për energjetikë – skenari i gjelbër është ekonomikisht më i zbatueshmi dhe më i pranueshmi për publikun dhe sektorin civil, shkruan Meta.

Në dokument qartë shihet edhe tranzicioni energjetik, me atë që në vend të ish minierës dhe termocentralit Oslomej në Kërçovë është planifikuar ndërtimi i centrali diellor me kapacitet prej 120 megavat. Tranzicioni energjetik duhet të vazhdojë dhe të përshpejtohet, por duhet të fillojë edhe planifikimi për një tranzicion të drejtë që do të përfshijë rajone dhe sektorë që kontribuojnë në ndryshimet klimatike – si energjetika, transporti dhe mbeturinat, por edhe ato që janë të ndjeshme ndaj ndryshimeve klimatike siç është turizmi, uji, natyra, zonat urbane. Edhe një rajon tjetër në vend, Manastir dhe rrethina, janë të prekur nga funksionimi me dekada i kapacitetit energjetik REK Manastir. Krijimi i energjisë “të ndotur” nga karburantet fosile, në këtë rast nga thëngjilli, që sipas të ardhmes së siguruar nga të dy skenarët, duhet të ndryshojë me pranimin e politikave të gjelbra. Ky tranzicion do të thotë ndryshim shumë i madh për këto rajone, e veçanërisht nevoja për një tranzicion të drejtë të punonjësve në këto kapacitete.

Ndryshimet, sipas Elena Nikollovska nga organizata joqeveritare “Eko svest” (Eko vetëdija), janë pako parimesh, procesesh dhe veprimesh praktike në drejtim të tranzicionit nga një ekonomi ekstraktuese në një ekonomi regjeneruese. Kjo praktikisht nënkupton ndërprerjen e përdorimit jo-ekonomik, të tepruar, të burimeve natyrore dhe në vend të kësaj krijim të rritjes dhe zhvillimit ekonomik në përputhje me mjedisin jetësor. Që kjo të ndodhë, është e nevojshme të aplikohen teknologji inovative, si dhe riedukim ose të përfshirje të lëndëve të reja në arsim.

“Ky tranzicion duhet të jetë i drejtë dhe i barabartë – t’i merr parasysh dhe t’i dëgjojë nevojat e të gjithë palëve të interesuara në shoqëri. Nëse procesi nuk është i drejtë, rezultati përfundimtar nuk do të jetë kurrë i drejtë. Duhet ta kemi parasysh se kalimi nga karburantet fosile në burime të rinovueshme të energjisë nuk është më e mjaftueshme për të lehtësuar ndryshimet klimatike. Nevojitet të krijojmë qytete të zgjuara rezistente ndaj klimës, shtëpi me efikasitet energjetik, energji civile, transport të pastër, sistem ushqimor që do të lidhë drejtpërdrejt prodhuesin me konsumatorin fundor, do të zvogëlojë mbeturinat që krijojmë dhe një tranzicion të plotë në një ekonomi cirkulare. Kjo do të thotë edhe kujdes i shtuar për komunitetet”, thekson Nikollovska.

Tranzicioni i drejtë nuk është një hap, por një periudhë e gjatë në të cilën punëtorët do të duhet të pajisen me masa ekonomike dhe sociale për t’u përshtatur me politikat dhe masat e reja dhe për t’u siguruar mundësi pune dhe integrim në sistemin e ri, në përputhje me Marrëveshjen e Parisit për klimë ku thuhet që qeveritë duhet të sigurojnë kushte që punëtorët të kenë mundësi për punë dinjitoze. Sidomos pasi që në të kaluarën shumë shembuj, përfshirë edhe tonat, kanë treguar që tranzicionet janë realizuar në mënyrë të padrejtë, siç është kalimi në një ekonomi të tregut në vendet post-socialiste. Tranzicioni, që na pret, drejt një mënyrë më të qëndrueshme të prodhimit dhe konsumit dhe uljen e varësisë nga karburantet fosile globalisht do të kontribuojë në mënyrë të pashmangshme në humbjen e një numri të konsiderueshëm të vendeve të punës, të cilat nuk do të anashkalojnë sektorin e energjisë, veçanërisht rajonet ku ndodhen të dy termocentralet REK Manastir dhe TEC Osllomej.

Komuna e Manastirit thotë se ata janë duke shqyrtuar seriozisht të gjitha tendencat dhe rregulloret botërore dhe po hartojnë strategji dhe plane në nivelin afatgjatë. Dinamika e transformimit, sipas kryetares Natasha Petrovska, do të varet nga më tepër aktorë, por autoritetet komunale po përgatiten për një harmonizim më të madh rreth rregullores për energjetikë.

“Komuna tashmë ka shënuar parametrat e ndjeshëm që duhet të ndjekin procesin e dekarbonizimit si një politikë botërore, por edhe si një proces që shteti duhet të fillojë të aplikohet. Në disa raste, ne kemi mbajtur takime me Drejtorin e përgjithshëm të SHA EEM, Vasko Kovaçevski dhe Drejtorin e REK Manastir, Zlatko Gjurçievski. Kërkuam shkëmbim të informacioneve për të dhënat e fuqisë punëtore të kualifikuar, çfarë stafi ka kombinati REK Manastir në dispozicion, në mënyrë që në të ardhmen të mund të konsiderohen opsionet ku mund të përfshihen persona të caktuar. Sidoqoftë, është shumë herët për të dhënë një përgjigje specifike në numër. Komuna e Manastirit i sheh si zgjidhje të mundshme për forcën alternative të punës në procesin e gazifikimit, strategjinë për zhvillimin e turizmit, si dhe programet e reja të zhvillimit për Pelisterin”, thotë Petrovska.

Ajo thekson se Sektori komunal për zhvillim ekonomik është duke punuar në një numër projektesh në fushën e efikasitetit energjetik, ndërsa ndërkohë, strategjia afatgjatë po ndërtohet në përputhje me parametrat hyrjes. Komuna e Manastirit ka punuar për një kohë të gjatë në zbatimin e projekteve në lidhje me efikasitetin energjedtik, në objektet e infrastrukturës nën juridiksionin e vetëqeverisjes lokale.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.