Automjeti i Ndihmës së shpejtë nxori një grua të moshës së mesme nga shtëpia e saj në Hasanbeg, e cila siç tregon familja e saj, në përpjekje që ta evitoj vërshimin, patjetër e ka pasur të kërcej nga ballkoni i katit të parë. Fqinjët thonë se gjendja në rrugën “Alija Avdoviq” ka qenë më trishtuese.
Të vërshuara janë të gjitha oborret dhe podrumet ndërsa uji ka marrë me vete madje gardhe prej betonit. Thuajse në çdo shtëpi mund të shihen qytetarët të cilët me kova dhe pompa e nxjerrin ujin. Rruga kryesore mund të kalohet. Mbete të baltës, çimentos dhe betonit ka në çdo anë.
Qytetarët e dëmtuar thonë se deri tani askush nga autoritetet lokale dhe shtetërore nuk i ka vizituar e as që kanë ofruar ndihmë.
Në çdo cep të kësaj lagje mund të shihen automjete policore dhe ushtarake si dhe automjetet e Ndihmës së shpejtë, eskavatorë dhe traktorë që ndihmojnë në pastrimin e rrugës. Në motin që dje kaploi Shkupin dhe rrethin e qytetit, jetën kanë humbur 20 persona ndërsa dhjetëra kanë kërkuar ndihmë nëpër klinikat e Shkupit. Më të dëmtuar janë banorët e Stajkovcit, Hasanbegut, Smilkovcës dhe Haraçinës.