fbpx
Tag: Zoran Zaev

tag: Zoran Zaev

Filloi takimi i liderëve në Klubin e deputetëve

Pas një ore vonesë, katër liderët e partive politike nënshkrues të Marrëveshjes së Përzhinës. Në takim, krahas Gruevskit, nga VMRO DPMNE është edhe ministri i shëndetësisë, Nikola Todorov. Nga LSDM krahas kreut Zoran Zaev janë edhe Radmila Sheqerinska dhe Renata Deskovska. PDSH prezantohet nga lideri Menduh Thaçi dhe Imer Aliu ndërsa qëndrimet e BDI-së do t'i prezantoj Ali Ahmeti dhe Artan Grubi. Në...

Zaev: Trupi ad-hoc s’mund të jetë arsye që mos të mbahen zgjedhjet

Lideri i opozitës maqedonase Zoran Zaev preferon mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare në 11 dhjetor të këtij viti. Madje ai është optimist se mbajtja e zgjedhjeve nuk do të vihet në pikëpyetje nga moszgjedhja e anëtarit të pestë të trupit ad-hok, I cili do të monitorojë mediat gjatë periudhës parazgjedhore. “Më shumë jam optimist në kërkimin e mënyrës se si të gjenden...

Zaev i shkruan ASHAV: Ndryshoni tekstin e metodologjisë pasi po shkelni ligjin

Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev sot ka dërguar letër deri në Agjencinë për shërbime audio dhe audio- vizuale ku kërkon të ndryshohet propozim- teksti i metodologjisë për monitorimin e informimit të mediumeve përmes serviseve radio dhe televizive gjatë kohës së zgjedhjeve, njoftojnë nga kjo parti. Siç thuhet në njoftim, Zaev ka shtuar se dispozita për vërtetimin e baraspeshës gjatë informimit,...

Zaev: Nevojitet Ilindeni i ri ku do të tentojmë të luftojmë për liri dhe jetë

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, në emrin e tij personal dhe të partisë sot nga Krusheva ua uroj qytetarëve të Republikës së festën e “2 Gushtit” apo ditën e Republikës. “Republikën që e kanë marrë në duar Maqedonisë, banda e vogël familjare, përsëri do ta ndërtojmë sipas idealeve të Ilindenit. Së shpejti do të ketë drejtësi dhe ardhmëri. Drejtësi dhe...

Zaev: LSDM është e gatshme për zgjedhje ndërsa unë për kryeministër i ardhshëm

LSDM është e gatshme për zgjedhje, thotë lideri i kësaj partie Zoran Zaev në intervistë për "Radio Evropën e Lirë" dhe shton se nëse populli ia jep nderin që të jetë kryeministër i ardhshëm, do ta bëj këtë. Ai thotë se rreth 65% e programit zgjedhor të LSDM-të ka të bëjë me ekonominë ndërsa fokusi vendoset në hapjen e vendeve...

Ivanov: Sistemi i shërbimeve të kundërzbulimitе u shkatërrua në mënyrë tektonike nga Verushevski служби беше тектонски нарушен од Верушевски

Presidenti i shtetit Gjorgje Ivanov në intervistë për "Dnevnik" sërish drejtpërdrejtë sulmoi kreun e LSDM-së, Zoran Zaev duke akuzuar se ai është ideatori i krizës ndërsa PSP vepron në mënyrë selektive. Ivanov sërish i bën thirrje Zaevit "që të merr guxim" dhe të kërkoj t'i tërhiqet falja për rastin "Global" në vitin 2008. Ivanov thotë se vitin e kaluar ka...

Ivanov: Zaev bën thirrje për skenar ukrainas dhe dhunë

Zoran Zaev është ai që bën thirrje për skenar ukrainas, dhunë dhe e krahason gjendjen në vend me atë të Sirisë. Këtë sot e deklaroi presidenti Ivanov duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për thirrje që dje deri tek ai e dërgoi kreu i LSDM-së, që t'i publikoj të dhënat e kundërzbulimit për përgatitjen e luftës civile në...

LSDM-ja ngrinë pjesëmarrjen në Kuvend

LSDM-ja dhe partneret e saj të koalicionit e ngrijnë punën në Kuvend përderisa Gjykata Kushtetuese nuk prononcohet për kushtetutshmërinë e Prokurorisë Speciale publike, tha sot në konferencë për media lideri i LSDM-së, Zoran Zaev. Ai u bëri thirrje edhe deputetëve tjerë që të mos marrin pjesë në punën e Kuvendit për shkak se kanë obligim ndaj qytetarëve dhe me këtë...

Zaev: Të konfirmohet kushtetushmëria e PSP dhe të lirohen të arrestuarit

“Gjykata Kushtetuese ta konfirmojë kushtetutshmërinë e Prokurorisë Speciale dhe të gjithë qytetarët e arrestuar, të lirohen dhe të mos ketë trysni ndaj qytetarëve. Këto janë dy kushtet e LSDM-së që duhet të plotësohen deri më 18 qershor, për t’i vazhduar bisedimet për dalje nga kriza politike në Maqedoni”, tha lideri i partisë Zoran Zaev në konferencë për shtyp. Sipas Zaevit,...

KQ i LSDM autorizoi Zaevin që të vazhdoj procesin për dalje nga kriza

Këshilli Qendror i LSDM-­së në seancën e mbrëmshme i përshëndeti politikat e suksesshme dhe e autorizoi udhëheqësinë ta vazhdojë procesin për dalje nga kriza politike, kumtoi pas seancës LSDM­-ja. KQ ka përshëndetur faktin, që, siç theksohet në kumtesë, dy parakushtet themelore që i parashtroi LSDM­ja janë plotësuar, respektivisht është penguar mbajtja e zgjedhjeve më 5 qershor dhe abolimi tërësisht është...

Zaev: Gruevski dhe Ahmeti “vranë” Marrëveshjen e Përzhinës

Kreu i LSDM-së Zoran Zaev, sot në promovimin e librit të Nano Ruzhin deklaroi se Marrëveshja e Përzhinës është varrosur sepse Nikolla Gruevski dhe Ali Ahmeti kanë marrë vendim të njëanshëm, shkruan “Telma”. “Marrëveshja e Përzhinës është e vdekur sepse shtylla më serioze e kësaj marrëveshje është organizimi i Qeverisë për përgatitjen dhe zbatimin e zgjedhjeve. Kjo marrëveshje është shkatërruar...

Kuvendi votoi faljen selektive

Kuvendi sot pasdite në mënyrë ekspres, pa debat votoi ndryshimet dhe plotësimet e katër ligjeve, mes të cilave edhe Ligjin për falje, me të cilin presidentit të vendit i mundësohet që të tërheq faljen për personat që këtë e kanë kërkuar nga ai. Për plotësimin e Ligjit të faljes “për” votuan 63 deputetë dhe asnjë “kundër”. Në seancën e sotme, në...

VMRO DPMNE filloi fushatën, jo me mitingje, por me takime me qytetarët

VMRO DPMNE sot filloi fushatën, jo me mitingje, por me komunikim të drejtpërdrejtë me qytetarët, njoftojnë për “Meta” nga partia në pushtet. Prej atje thonë se këtë e kanë vendosur për shkak të situatës në të cilën gjendet shteti. Tani për tani nuk duan të zbulojnë nëse do të ketë edhe mitingje. KSHZ sot pritet të mbaj takim ku do...

Zaev: VMRO DPMNE le të filloj fushatën, më pas LSDM do të tregoj strategjinë

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, sot në një bisedë telefonike me Agjencinë e Lajmeve “Meta”, tha  se ende është herët që t’i zbulojë strategjitë partiake për më 5 qershor. Në lidhje atë se më 7 prill në konferencë për shtyp, Zaev tha se LSDM “Nuk ka qëllim që në televizion t’i shikojë zgjedhjet”, ai tha se në vijim do të...

Zaev për bisedën me Hajndël: Nuk ka rezultate konkrete, këto janë takime fillestare

“Nuk u dakorduam për asgjë konkrete, bëhet fjalë për bisedime fillestare” deklaroi pas takimit 45 minutësh me të dërguarin e posaçëm Johanes Hajndël, kreu i LSDM-së, Zoran Zaev. Menjëherë pas Zaev, në takim me Hajndël arriti kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti i shoqëruar nga shefi i kabinetit Artan Grubi dhe kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi. Pas takimit me Ahmetin, Hajndël...

Zaev do të shkojë në Vjenë vetëm nëse tërhiqet falja dhe data e zgjedhjeve

LSDM-ja nuk do të marrë pjesë në takimin në Vjenë të inicuar nga eurodeputetët dhe eurokomisari Han në qoftë se presidenti Ivanov nuk i tërheq vendimet për falje dhe nuk konvokohet Kuvendi që ta tërheq vendimin për mbajtje të zgjedhjeve më 5 qershor për shkak të kushteve kyçe të papërmbushura për zgjedhje të rregullta, të lira, korrekte dhe kredibile. “Respektojmë...

Zaev me letër të dytë njofton Ivanovin se nuk pranon faljen

Lideri i opozitës maqedonase Zoran Zaev, i dërgoi letër për herë të dytë presidentit Gjorgje Ivanov, ku thekson se as që kërkon e as që pranon falje. Letra e Zaev vijon pasi presidenti Gjorgje Ivanov në fjalimin para opinionit njoftoi se nuk do ta tërheq vendimin për falje ku janë përfshirë 56 politikanë. “Ne të gjithë jemi njësoj dhe s’jemi kriminel....

Zaev paralajmëroi përshkallëzim të protestave

Kreu i LSDM-së Zoran Zaev në konferencën për shtyp edhe një herë deklaroi se zgjedhje më 5 qershor nuk do të ketë sepse nuk ka kushte për “zgjedhje të lira dhe demokratike”. “Në vend është bërë puç, është shkelur Kushtetuta, ligjet, është “varrosur” Marrëveshja e Përzhinës ndërsa qeveria teknike zhvlerësoi vendimet e ministrave opozitar. Nikolla Gruevski dhe grupi tjetër i...

Ahmeti dhe Zaev kanë biseduar për krizën politike dhe dorëheqjen e Ivanov

Kryetari i BDI, Ali Ahmeti sot e vizitoi shtabin e LSDM në “Bihaçka”, ku realizoi një takim me liderin e LSDM, Zoran Zaev. Në takim është biseduar për tërheqjen e vendimit të Gjorgje Ivanov për falje të funksionarëve të tashëm dhe ish funksionarëve të lidhur me aferën e përgjimeve. Po ashtu, Zaev ka theksuar se nuk ka kushte për zgjedhje...

Gruevski: Askush në VMRO DPMNE nuk ndjehet fajtor dhe nuk dëshiron të ketë ndërprerje të procedurave

“Edhe njëherë dua fuqishëm të distancohem nga vendimi i presidentit. Vendimi nuk është në përputhje me angazhimet tona dhe i ndihmon LSDM-së. Qëndrimi i VMRO DPMNE-së është se ai që ka bërë krime, duhet të përgjigjet për atë. Askush në VMRO DPMNE nuk ndjehet fajtor dhe nuk dëshiron të ketë ndërprerje të proceseve”, deklaroi në konferencën e shtypit kreu...