fbpx

Gruevski: Askush në VMRO DPMNE nuk ndjehet fajtor dhe nuk dëshiron të ketë ndërprerje të procedurave

-

“Edhe njëherë dua fuqishëm të distancohem nga vendimi i presidentit. Vendimi nuk është në përputhje me angazhimet tona dhe i ndihmon LSDM-së. Qëndrimi i VMRO DPMNE-së është se ai që ka bërë krime, duhet të përgjigjet për atë. Askush në VMRO DPMNE nuk ndjehet fajtor dhe nuk dëshiron të ketë ndërprerje të proceseve”, deklaroi në konferencën e shtypit kreu i VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski.

“Nuk dyshoj në qëllimin e tij të mirë e as në kushtetutshmërinë e vendimit. Dua të them këtë: edhe krahas sjelljes jo-profesionale të PSP-së, duke anuar drejtpërdrejtë kah LSDM, jemi të bindur se proceset e hapura ndaj funksionarëve tanë janë pjesë e fushatës së LSDM-së. Populli e ka hetuar këtë dhe ata e dinë se çfarë po ndodh në shtet. Ata për interes të huaj sollën dëm shtetit dhe popullit dhe për këtë duhet të përgjigjen” theksoi Gruevski.

Ai shtoi se kundër Zoran Zaev ka prova të forta legale për ryshfet dhe për këtë ai u ka ikur seancave gjyëqosre. Është e qartë se çfarë ka bërë Zaev, vlerëson kreu i DPMNE-së, Gruevski.

“Nga partia LSDM dhe Zaev mund të dëgjoni vetëm agresion dhe thellim të krizës. Po ta dëgjoni Zaevin, ai I thotë vetëm dy fjali. Në fjalinë e parë çdoherë angazhohet për konstruktivitet, ndërsa në fjalinë e dytë menjëherë ai flet për skenaret e Ukrainës, ku humbën jetën mijëra njerëz. Zaev këtë e bën vetëm për të arritur në pushtet. Mirëpo po i drejtohem tani Zaevit, se deri sa unë qëndroj në këmbë, asnjëherë nuk do të ia mundësoj këtë”, ka deklaruar mes tjerash ish kryeministri I Maqedonisë, Nikolla Gruevski.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.