fbpx

Zaev: Trupi ad-hoc s’mund të jetë arsye që mos të mbahen zgjedhjet

-

Lideri i opozitës maqedonase Zoran Zaev preferon mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare në 11 dhjetor të këtij viti. Madje ai është optimist se mbajtja e zgjedhjeve nuk do të vihet në pikëpyetje nga moszgjedhja e anëtarit të pestë të trupit ad-hok, I cili do të monitorojë mediat gjatë periudhës parazgjedhore.

“Më shumë jam optimist në kërkimin e mënyrës se si të gjenden argument të mjaftueshme të zgjedhjet anëtari I pestë. Trupi ad-hoc i dime detajet dhe pritjet nga ai, por nuk është fundi i botës dhe nuk duhet të lejojmë në të vërtetë për shkak të një arsye të këtillë të vogël që të prolongohen konkluzat për plotësimin e kushteve, në përputhje me të cilat do të definohet data e zgjedhjeve”, tha Zaev.

Zaev njëherit sqaroi se për partinë e tij më i pranueshëm ishte modeli për reforma në media i propozuar nga nga Van Haute, por e pranoi modelin me trupin “Ad-hoc” për ti dhënë fund krizës politike në vend.

“Si një nga kryetarët e katër partive më të mëdha apeloj te katër anëtarët që në fillim të mbledhjes së ardhëshme ta zgjedhin anëtarin e pestë nëse jo për diçka tjetër për Maqedoninë”, deklaroi Zoran Zaev

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.