Kuvendi sot pasdite në mënyrë ekspres, pa debat votoi ndryshimet dhe plotësimet e katër ligjeve, mes të cilave edhe Ligjin për falje, me të cilin presidentit të vendit i mundësohet që të tërheq faljen për personat që këtë e kanë kërkuar nga ai.
Për plotësimin e Ligjit të faljes “për” votuan 63 deputetë dhe asnjë “kundër”.
Në seancën e sotme, në procedurë ekspres u miratuan ndryshimet e Ligjit për mbrojtjen e privatësisë, Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale dhe Kodit zgjedhor.
Ndryshimet e ligjeve, që sot i miratoi Kuvendi ishin propozim i deputetëve të VMRO DPMNE-BDI, Ilija Dimovski dhe Talat Xhaferi.
Në seancë nuk morën pjesën deputetë të LSDM-së dhe PDSH-së.