Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev sot ka dërguar letër deri në Agjencinë për shërbime audio dhe audio- vizuale ku kërkon të ndryshohet propozim- teksti i metodologjisë për monitorimin e informimit të mediumeve përmes serviseve radio dhe televizive gjatë kohës së zgjedhjeve, njoftojnë nga kjo parti.

Siç thuhet në njoftim, Zaev ka shtuar se dispozita për vërtetimin e baraspeshës gjatë informimit, sipas marrëveshjes mes katër partive për ndryshimin e Kodit zgjedhor, fillon të vlej 100 ditë para ditës së mbajtjes së zgjedhjeve dhe kjo duhet zbatuar në mënyrë përkatëse çdokund në metodologji, pa u ndarë periudhat nga ana e Agjencië.