Kreu i LSDM-së Zoran Zaev në konferencën për shtyp edhe një herë deklaroi se zgjedhje më 5 qershor nuk do të ketë sepse nuk ka kushte për “zgjedhje të lira dhe demokratike”.
“Në vend është bërë puç, është shkelur Kushtetuta, ligjet, është “varrosur” Marrëveshja e Përzhinës ndërsa qeveria teknike zhvlerësoi vendimet e ministrave opozitar. Nikolla Gruevski dhe grupi tjetër i korruptuar bëjnë çmos që të mbrojnë krimin gjithë këto vite me radhë. Për këtë, fshihen pas patriotizmit të rremë duke sajuar armiq aty ku nuk ka, duke bllokuar integrimet në BE si dhe duke izoluar vendin” tha Zaev.
Ai shtoi se presidenti Ivanov nuk duhet të vazhdoj më të ushtroj këtë detyrë. Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, ai shtoi se kryetari i Kuvendit, Veljanovski ka marrë guxim të shpall zgjedhje pa e pyetur KSHZ-në nëse ka kushte për zgjedhje të lira dhe korrekte.