fbpx
Tag: Zoran Zaev

tag: Zoran Zaev

Kriza para zgjidhjes: Si Gruevski të pasivizohet para zgjedhjeve?

Ka gjasa që kriza politike të zgjidhet së shpejti sepse qëndrimet e dy partive më të mëdha politike në vend, VMRO DPMNE dhe LSDM po përafrohen, mëson “Meta” nga burimet e ekipet në bisedime. Sipas të dhënave tona, shumica e dallimeve janë zgjidhur përveç nëse kryeministri Nikolla Gruevski do të “pasivizohet” nëse zgjatin afatet parazgjedhore. Përafrimi është arritur gojarisht, pa marrëveshje...

A ju kujtohet rasti “Puçi”?

Këshilli i gjykatës penale për vlerësim të aktvendimit për rastin “Puçi” nuk ka afat të caktuar ligjor deri kur duhet të prononcohet lidhur me aktakuzën dhe të vendos nëse do ta lëshoj në procedurë të mëtutjeshme dhe do të përcaktoj gjykim apo do t’ia kthej Prokurorisë, siç kërkoi mbrojtja. Edhe pse, një pjesë e mediumeve më 1 qershor, pas seancës...

Ahmeti i bashkohet takimit Han- Gruevski- Zaev

Në rezidencën e BE-së në Vodno, ku zhvillohen negociatat e euro- komisarit Johanes Han me Gruevskin dhe Zaevin, arriti edhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti. Atë e priti ambasadori i BE-së në Maqedoni, Aivo Orav. Në shoqëri të Ahmetit janë ministri i arsimit, Abdylaqim Ademi dhe Artan Grubi, shefi i kabinetit të liderit të BDI-së. Jozyrtarisht, më orën 15 takimit duhet t’i...

Zaev: Ka zgjidhje të shpejta, por nuk varen vetëm nga opozita

Ka zgjidhje që mund të jenë të shpejta dhe ta befasojnë opinionin, por ato nuk varen vetëm nga opozita- deklaroi kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev pas përfundimit të takimit të tretë të liderëve në Klubin e deputetëve. Takimi i radhës është caktuar për fillimin e javës së ardhshme. Zaev tha se takimi i sotëm ka kaluar në informimin e BDI dhe...

Zaev për “Jeta në Kosovë”: Maqedonasit ta mësojnë gjuhën shqipe si gjuhë të dytë

  Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në pjesëmarrjen e tij në emisionin “Jeta në Kosovë” që emetohet në televizionin kosovar RTK1 theksoi se maqedonasit duhet ta mësojnë gjuhën shqipe si gjuhë të dytë, që në çerdhe dhe më pas në procesin mësimor. “Pse bija ime mos të mësoj turqisht apo shqip? Ne jemi bashkë në një shoqëri. Të gjithë duhet të...

Zaev: Qytetarët në protestën mbipartiake civile qartë do ta dërgojnë mesazhin

Kryetari i LSDM-ës, Zoran Zaev dhe zëvendës- kryetarja Radmilla Sheqerinska sot janë takuar me Ernst Rajnhel, përfaqësuesin e ministrisë së brendshme gjermane, përgjegjës për Evropën Juglindore, Turqinë dhe vendet e EFTA-s si dhe me ambasadoren e Republike Federale Gjermania në R. e Maqedonisë, Kristin Alt’hauzer. Në takim, siç përmendet në njoftimin e LSDM-së, është biseduar për krizën aktuale politike dhe...

Për Prokurorinë, pohimet e LSDM-së janë presion ndaj gjyqësisë

Vendimi për parashtrimin e aktit akuzues në lëndën e njohur në opinion me emrin “Puç”, si dhe në të gjitha lëndët tjera, është parashtruar dhe bazohet jashtëzakonisht në bazë të dëshmive të mbledhura gjatë procedurës hetuese, ndërsa kumtesën e LSDM­së Prokuroria Publike e kupton si presion ndaj gjykatës, e cila duhet ta marrë vendimin përfundimtar, thuhet në reagimin e...

Zaev: Është vënë në pikëpyetje e drejta elementare e punëtorëve, në grevë

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev dërgoi mesazh për 1 Maj, Dita Ndërkombëtare e Punës. “1 Maji i vitit 2015-të në Maqedoni do të mbahet mend si dita që filloi vendosmëria e qytetarëve për t’i mbrojtur të drejtat e tyre njerëzore dhe punëtore si dhe dinjitetin e tyre, që 9 vite me radhë, një grup i vogël në pushtet në mënyrë...

Të gjithë në plazh ndërsa Gruevski dhe Zaev këtë në gjykatë në procesin e shekullit?

Avokati i të dyshuari të parë në rastin “Puçi”, Zoran Verushevski, avokat Angele Ilievski mohon informacionet që i publikuan disa mediume se aktakuza kundër të dyshuarve do të jetë gati për një javë. “Aktakuza nuk mund të jetë gati për një javë sepse kemi afat prej 15 ditëve në të cilin do të ngritim propozim për mbledhjen e provave të...

Zaev edhe sot në Prokurori

Deklaratë e Zoran Zaevit për rastin Lideri i LSDM-së Zoran Zaev sot to të dalë para Prokurorit publik për rastin Puç. Aksioni policor Puç filloi ka fundi i muajit janar të këtij viti, ndërsa Zaev akuzohet për sulm ndaj organeve më të larta shtetërore, dhe se në takim me kryeministrin Gruevski ai është kërcënuar me dëshmi kundër tij. I...

MPB apelon të mos paraqiten incizime të reja në “Youtube”

„MPB i bashkëngjitet apeli të Prokurorisë, të mos publikohen incizime në 'Youtube', të cilët mund të shfrytëzohen në procedurë të mëtejshme”, kështu ka deklaruar zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski, për agjencionin e lajmeve “Meta”, ndërsa ka shtuar se pse po pyetet dhe shkruhet vetëm për këto incizime ndërsa nuk parashtrohet pyetje për incizimet që po i publikon Zaevi. “Përse nuk...

Videot kontestuese akoma janë në “You Toube”, MPB-ja “vepron”

Videot nga takimi ndërmjet kryeministrit Nikola Gruveski dhe liderit të opozitës Zoran Zaev, ku të dy bisedojnë për provat e rastit “bomba” dhe për prejardhjen e tyre, akoma  gjenden në internet- servilin “You Tube”. Prokuroria të martën nëpërmjet  një komunikate informoi se nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka kërkuar të kontaktojë “Jutjubin” dhe të kërkoj heqjen e video...