Kryetari i LSDM-ës, Zoran Zaev dhe zëvendës- kryetarja Radmilla Sheqerinska sot janë takuar me Ernst Rajnhel, përfaqësuesin e ministrisë së brendshme gjermane, përgjegjës për Evropën Juglindore, Turqinë dhe vendet e EFTA-s si dhe me ambasadoren e Republike Federale Gjermania në R. e Maqedonisë, Kristin Alt’hauzer.
Në takim, siç përmendet në njoftimin e LSDM-së, është biseduar për krizën aktuale politike dhe për ngjarjet e fundit në Kumanovë si dhe për mënyrat dhe mundësitë për kthimin e vendit në drejtimin normal përmes demokratizimit dhe lirimit të institucioneve shtetërore nga presionet partiake.
Zaev ka thënë se dorëheqja e Gruevskit dhe formimi i qeverisë së pavarur kalimtare janë hapat e parë të rëndësishëm që do të garantojnë mundësi për normalizimin e situatës në vend.
“Qytetarët, qetë dhe me dinjitet të dielën, më 17 maj, në protestën civile mbi- partiake qartë do ta dërgojnë mesazhin se e kërkojnë sërish lirinë dhe demokracinë e shkelur dhe se në këtë rrugë askush nuk do t’i pengoj”, tha Zaev në takimin me diplomatin gjerman Ernst Rajnhel.