Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev dërgoi mesazh për 1 Maj, Dita Ndërkombëtare e Punës.

“1 Maji i vitit 2015-të në Maqedoni do të mbahet mend si dita që filloi vendosmëria e qytetarëve për t’i mbrojtur të drejtat e tyre njerëzore dhe punëtore si dhe dinjitetin e tyre, që 9 vite me radhë, një grup i vogël në pushtet në mënyrë mizore i shkel dhe i cenon. 1 Maji dikur ishte festë për të fituar të drejtat punëtore dhe ditë kur punëtorët ngrinin zërin e tyre për avancimin e të drejtave të tyre. Këto 9 vite, pushteti i keq i Gruevskit dhe familjes së tij i ktheu qytetarët e vendit në feudalizëm. Thellë i shkeli dhe cenoi të gjithë të drejtat e punëtorëve të garantuara me Kushtetutë dhe ligj. Për herë të parë pas pavarësisë së Maqedonisë është vënë në pikëpyetje e drejta elementare e punëtorëve, në grevë. Shtypet liria e fjalës dhe në mënyrë jo- demokratike dhe jo- civilizuese po pengohet mendimi i lirë” thuhet në mesazhin e Zaevit.

Sipas liderit opozitar, sot është vënë në pikëpyetje një prej të drejtave elementare- të jesh punëtor.