„MPB i bashkëngjitet apeli të Prokurorisë, të mos publikohen incizime në ‘Youtube’, të cilët mund të shfrytëzohen në procedurë të mëtejshme”, kështu ka deklaruar zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski, për agjencionin e lajmeve “Meta”, ndërsa ka shtuar se pse po pyetet dhe shkruhet vetëm për këto incizime ndërsa nuk parashtrohet pyetje për incizimet që po i publikon Zaevi.
“Përse nuk shkruhet për incizimet që po i publikon Zaevi? Shikojeni nenin 151 nga e Drejta Penale, publikon incizime private”, ka thënë zëdhënësi i MPB-së.
Sipas tij MPB është duke ndërmarr të gjitha masat e nevojshme për këto incizime.
“Veprojmë sipas urdhrave të Prokurorisë Publike, jemi drejtuar deri tek ‘youtube’ dhe incizimet janë larguar. Por, më mirë është të paraqiteni deri tek ‘Youtube’ dhe të pyesni. Ata janë kompani private dhe MPB nuk ka juridiksion mbi ta”, ka thënë Kotevski në pyetjen nëse MPB ka kërkuar nga ‘Youtube’ të largohen incizimet nga takimet mes Gruevskit dhe Zaevit.