fbpx

Zaev: Ka zgjidhje të shpejta, por nuk varen vetëm nga opozita

-

Ka zgjidhje që mund të jenë të shpejta dhe ta befasojnë opinionin, por ato nuk varen vetëm nga opozita- deklaroi kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev pas përfundimit të takimit të tretë të liderëve në Klubin e deputetëve.

Takimi i radhës është caktuar për fillimin e javës së ardhshme.

Zaev tha se takimi i sotëm ka kaluar në informimin e BDI dhe PDSH për negociatat në Strasburg dhe nuk deshi të tregojë më shumë detaje për atë nëse ka avancim në zgjidhjen e krizës politike.

VMRO DPMNE dhe LSDM as konfirmojnë e as demantojnë me atë nëse ekipi negociues nga BE ka dalë me “non papter”  në takimin mes Gruevskit dhe Zaevit në Strasburg.

Edhe Ilija Dimovski nga VMRO DPMNE konfirmoi se javën e ardhshme do të mbahet takim i ri liderësh dhe theksoi se detajet do t’i zbulojnë përfaqësues të SHBA-së dhe BE-së.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.