Ka gjasa që kriza politike të zgjidhet së shpejti sepse qëndrimet e dy partive më të mëdha politike në vend, VMRO DPMNE dhe LSDM po përafrohen, mëson “Meta” nga burimet e ekipet në bisedime.
Sipas të dhënave tona, shumica e dallimeve janë zgjidhur përveç nëse kryeministri Nikolla Gruevski do të “pasivizohet” nëse zgjatin afatet parazgjedhore.
Përafrimi është arritur gojarisht, pa marrëveshje në letër, por megjithatë në prezencë të ambasadorit të SHBA-ve Xhes Bejli dhe BE-së Aivo Orav.
Nga LSDM konfirmojnë se ata nuk kanë ndërmend të qëndrojnë në këtë “përrallë” shumë gjatë nëse nuk gjendet zgjidhje ndërsa nga VMRO DPMNE sot kanë qetësi të plotë rreth asaj se çfarë ka propozuar Gruevski dhe si do të realizohej kjo në praktikë.
Liderët e partive më të mëdha politike pas takimit dje në Klubin e deputetëve, sipas njoftimit të përbashkët, kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e bisedimeve për organizimin e saktë të qeverisë e cila do t’i organizoj zgjedhjet, siç parasheh pika e 6-të nga marrëveshja e 2 qershorit.
“Në këtë kontekst, liderët janë pajtuar që të mblidhen sërish në ditët në vijim. Kryeministri Nikolla Gruevski prezantoi plan- programin qeveritar për zbatimin e rekomandimeve që ka të bëjë me reformat sistemore në fushën e sundimit të së drejtës që nevojitet të zbatohen në pajtueshmëri me pikën e 6 nga marrëveshja e 2 qershorit” thuhet në njoftimin e përbashkët të LSDM, BDI dhe VMRO DPMNE.