fbpx

Cipras refuzoi propozimin e ri të Junker

-

Presidenti i Komisionit Europian, Zhan-Klod Junker, mësohet t’i ketë bërë kryeministrit grek, Aleksis Cipras, një ofertë të minutës së fundit për të siguruar marrëveshjen që do shpëtonte Greqinë nga falimenti, bën me dije “Kathimerini”.

Burime pranë Bashkimit Europian dhe gazetes “Kathimerini” njoftojnë  se oferta ka mbërritur në Athinë, teksa kërkohet që Cipras të mbështesë votën “PRO” programit të masave të shpëtimit, në referendum. Prej kryeministrit grek Cipras pritej të kthente përgjigje pohuese  brenda mbledhjes urgjente të Eurogrupit, ku në këmbim do të miratohej ristrukturimi i borxhit grek.

Kjo ofertë e minutës së fundit është konsideruar poshtëruese për Greqinë nga kryeministri Cipras, i cili qendron i patundur për të thënë “JO” në referendumin e së dielës.

“Nëse duan qytetarët kryeministër të poshtëruar, le të zgjedhin një të tillë. Unë nuk jam i tillë” tha Cipras në intervistë për televizionin shtetërorë EPT

Ai tentoi të dërgoj mesazh për inkurajimin e popullit dhe apel të fuqishëm që mos të gjunjëzohet para frikës dhe para kërcënimeve për falimentim dhe dalje nga euro- zona. Shtoi se personalisht nuk beson që Greqia do të përjashtohet nga euro- zona sepse BE për këtë do ta paguaj shtrenjtë çmimin.

“Nuk besoj se duan të na përjashtojnë nga euro dhe nuk do e bëjnë këtë” tha Cipras.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.