fbpx

Zaev: Të konfirmohet kushtetushmëria e PSP dhe të lirohen të arrestuarit

-

“Gjykata Kushtetuese ta konfirmojë kushtetutshmërinë e Prokurorisë Speciale dhe të gjithë qytetarët e arrestuar, të lirohen dhe të mos ketë trysni ndaj qytetarëve. Këto janë dy kushtet e LSDM-së që duhet të plotësohen deri më 18 qershor, për t’i vazhduar bisedimet për dalje nga kriza politike në Maqedoni”, tha lideri i partisë Zoran Zaev në konferencë për shtyp.

Sipas Zaevit, Maqedonia mund të del nga kriza, nëse plotësohen kërkesat e Marrëveshjes së Përzhinos.

“Dy muaj kemi pritur me krenari dhe dinjitet, dy muaj kemi kërkuar liri. Kemi thënë që abolimet duhet të tërhiqen ajo ndodhi. Kemi thënë që ka bazë ligjore që të thirret Parlamenti, u thirr. Thamë që nuk mbahen zgjedhjet, nuk u mbajtën, ajo ndodhi”, shtoi Zaev.

Në lidhje me mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, Zaev, tha do të mbahen atëherë kur, të krijohen kushtet, të formohet qeverinë kalimtare, të pastrohet Lista Zgjedhore, të ketë reforma në media dhe të mbahen zgjedhje të lira, fer dhe demokratike.

Në lidhje me akuzat e VMRO – DPMNE-së, se ai është politikani  vetëm i aboluar për rastin “Global”, Zaev, ka deklaruar se publikisht e thirr, presidentin Gjorge Ivanov, që ta shfuqizojë abolimin.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.