KQ i LSDM autorizoi Zaevin që të vazhdoj procesin për dalje nga kriza

-

Këshilli Qendror i LSDM-­së në seancën e mbrëmshme i përshëndeti politikat e suksesshme dhe e autorizoi udhëheqësinë ta vazhdojë procesin për dalje nga kriza politike, kumtoi pas seancës LSDM­-ja.

KQ ka përshëndetur faktin, që, siç theksohet në kumtesë, dy parakushtet themelore që i parashtroi LSDM­ja janë plotësuar, respektivisht është penguar mbajtja e zgjedhjeve më 5 qershor dhe abolimi tërësisht është tërhequr.

“Kjo do të ishte e pamundur pa vendosmëri, kurajë të qindra qytetarëve që në mënyrë të qetë dhe me dinjitet protestuan në rrugët e Maqedonisë, për kthimin e drejtësisë, lirisë dhe demokracisë”, thuhet në kumtesë.

Kryetari dhe udhëheqësia e LSDM-së kanë pasur autorizim nga KQ të vazhdojnë procesin për dalje nga kriza politike përmes, siç kumtojnë, “sigurimin e qeverisjes së të drejtës, ligjet të vlejnë për të gjithë njësoj, si dhe plotësimin e kushteve për mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta, të drejta, demokratike dhe kredibile