Ivanov tërheq plotësisht faljen

-

Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov, edhe zyrtarisht ka tërhequr amnistinë për të gjithë politikanët në listën me 56 emra.

Lajmi u bë i ditur përmes një komunikate me shkrim të Ivanovit.

“Kaluan dhjetë ditë që ku e solla vendimin për shlyerjen e vendimeve për amnisti-lirim nga përndjekja, pa zbatim të procedurës për gjithsej 22 persona të eksponuar politikisht. Që atëherë të gjithë personat tjerë në përputhshmëri me ndryshimet ligjore, kishin mundësi të bëjnë kërkesë personale për shlyerjen e vendimeve të tyre për falje. Në këto dhjetë ditë ishim dëshmitarë të interpretimeve të ndryshme të këtij vendimi në skenën e polarizuar politike dhe tentimet që të përfitohen pikë politike nëpërmjet këtij vendimi, për të cilin si atëherë, ashtu edhe tani, jam i bindur se do të kontribuoj për pajtim nacional dhe do të ofroj dalje nga kriza politike në Maqedoni. Për këtë shkak sot solla vendimin që të shfuqizoj dhe vendime tjera për falje që i solla më 12 prill”, thuhet në njoftimin e Presidentit Ivanov.

Ivanov në fund të deklaratës tha se “për dallim nga 12 prilli, sot kemi realitet tjetër dhe se “në kushte të kërcënimeve të jashtme, kemi institucione funksionale që mund të ballafaqohet me këto dukuri”.