fbpx
Tag: Kuvend

tag: Kuvend

Partitë s’mund të merren vesh as për ekspertët në KSHZ

Zvogëlohen mundësitë që nesër Kuvendi t’i votoj anëtarët e KSHZ-së, që u dakorduan partitë politike nënshkrues të Marrëveshjes së Përzhinos, mëson “Meta”. Sipas informacioneve tona, partitë s’mund të merren vesh për emrat e tre ekspertëve që do të jenë anëtarë të Komisionit. Ndryshe sipas marrëveshjes, sot duhet të ishin të njohur emrat e ekspertëve ndërsa nesër të jenë para seancës...

Paralmaneti votoi anëtarët e Komisionit anketues

Me 81 vota "pro" dhe dy "kundër" dhe një  abstenim, Kucvendi zgjodhi kryetarin, zëvendëskryetarin dhe anëtarët e Komisionit anketues për skandalin me përgjimet. Komisioni Anketues me 16 anëtarë, tetë me propozim të VMRO- DPMNE-së,  katër të LSDM-së, dy të BDI-së, një të PDSh-së dhe një deputetë të pavarur. Kryetar i Komisionit anketues është  Petre Shilegov, ndërsa zëvendëskryetar Goran Misovski. Anëtarët e...

Sot në Kuvend do të mbahen dy seanca të komisioneve

Në Kuvendin e R. së Maqedonisë sot do të mbahen seanca të komisioneve për mbrojtje dhe siguri dhe politikë të jashtme. Në rend dite të Komisionit për mbrojtje dhe siguri janë propozim- ligjet për plotësimin e ligjeve për siguri në trafik dhe rrugë. Anëtarët e Komisionit për politikë të jashtme pritet të debatojnë për propozim- ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes mes...

Kuvendi do të shpall konkurs për emërimin e anëtarëve të KSHZ

Deputetët sot në seancë plenare duhet të miratojnë vendimin Kuvendi të shpall konkurs për emërimin e anëtarëve të KSHZ-së. Në përbërjen e këtij Komisioni, sipas Kodit të ri zgjedhor, duhet të ketë tre njerëz nga pushteti, tre nga opozita dhe tre ekspertë. Të gjithë kandidatët e interesuar, fletëparaqitjen dhe biografinë si dhe dokumentet e nevojshme, origjinal apo kopje të vërtetuar në...

Në kuvend do të debatohet për propozim- buxhetin e vitit 2016-të

Debati për propozim-buxhetin e vitit 2016-të duhet të filloj sot në seancën plenare të Kuvendit të Maqedonisë. Siç njoftoi ministri i financave, Zoran Stavrevski, karakteristikat elementare të propozim- buxhetit për vitin e ardhshëm, janë ulja e deficitit buxhetor prej 3,6% këtë vit, në 3,2% vitin e ardhshëm. Rritje të mjeteve për pensione, asistencë sociale dhe investime kapitale gjegjësisht rritje të pensioneve...

Kuvendi të hënën do të shpall konkurs për emërimin e anëtarëve të rinj të KSHZ

Të hënën, Kuvendi i RM-së do të merr vendim për shpalljen e konkursit për emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të rinj të Këshillit shtetëror zgjedhor (KSHZ) Për të hënën, sipas orarit të Kuvendit, është caktuar seanca 73-të, ku në rend dite, krahas plotësimit të propozim- buxhetit të RM-së për vitin 2016-të, është edhe propozim- vendimi për shpalljen e konkursit publik...

Zaev: Ministrat e rinj do të kenë rolin e kontrrollit

Përzgjedhja e sotme e ministrave dhe zëvendësministrave është edhe një hap për të kontribuar në zgjedhjet korrekte dhe demokratike, deklaroi lideri i opozitës Zoran Zaev, para Kuvendit, pas përfundimit të seancës ku deputetët miratuan propozimet e anëtarëve të rinj të Qeverisë. Roli i këtyre personave do të jetë të bëjnë kontroll të punës së  Qeverisë dhe të sigurojnë vullnetin e...

U kompletua qeveria e re, deputetët votuan zëvendës-ministrat

Kuvendi në seancën e sotme votoi zëvendës- ministrat e rinj. Nga radhët e LSDM-së, janë emëruar Aleksandar Kiracovski në ministrinë e shoqërisë informatike dhe administratë publike me 99 vota “për” dhe asnjë “kundër, Lupço Nikollovski në ministrinë e bujqësisë me 97 vota “për” dhe asnjë “kundër” dhe Kire Naumov në ministrinë e financave me 95 vota “për” dhe asnjë...

Kuvendi votoi ministrat Oliver Spasovski dhe Frosina Remenski

Me 101 vota "Pro" dhe asnjë "Kundër", Kuvendi sot zgjodhi ministrat e rinj, Oliver Spasosvki ministër të punëve të brendshme dhe Frosina Remenski ministre të punës dhe politikës sociale. Ministrja e re e shoqërisë informatike dhe adiministratës publike sërish u zgjodh Marta Arsovska- Tomovska nga radhët e VMRO- DPMNE-së, me 71 vota "Pro" dhe 31"Kundër".

Tri dorheqje në Qeverinë e Gruveskit

Tre ministri të kryeministrit Nikolla Gruevski sot dhanë dorëheqje  nga postet e tyre. Ministri i punëve të brendshme Mitko Çvakov, ministri i punës dhe politikës sociale Dime Spasov dhe zëvendësministrja e shoqërisë informatike dhe administratës Marta Arsovska- Tomovska, në përputhje me Marrëveshjen e Përzhinos sot në Kuvend kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre. Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot pranoi propozimet...

Ligjet nga Marrëveshja e Përzhinos kaluan në Kuvend

Mbaruan seancat e komisionit për paketën e ligjeve që partitë politike që nënshkruan Marrëveshjen e Përzhinos të premten arritën marrëveshje. Diskutimi më i gjatë ishte në ndryshimet në Kodin Penal dhe të ligjin për privatësi. Deputet dhe koordinatori i Grupit parlamentar të BDI-së, Talat Xhaferi tha se Ligji i privatësisë nuk është mjaft i mirë, por të mos pengojnë procesin,...

LSDM: Partia në pushtet nuk do që sot të votohet për ministrat e rinj

Deputetët e LSDM-së konsiderojnë se partia në pushtet qëllimisht nuk do të miratohen propozimet e ministrave të rinj, kështu që seanca plenare dhe debatet në komisione janë caktuar për aq vonë. Këtë e deklaroi koordinatori i grupit të deputetëve të LSDM-së, Goran Sugarevski, i cili në seancën plenare kërkoi që ligji për qeverinë, në vend që të jetë pika...

Deputetët sot duhet të votojnë për pakon e ligjeve që e firmosën grupet e punës

Pakon e ligjeve që partitë politike që firmosën e Marrëveshjes së Përzhinos, sipas paralajmërimeve të politikanëve, sot duhet të gjenden para deputetët në Kuvend. Koordinatori i grupit të deputetëve të LSDM-së, Goran Sugarevski thotë se edhe më tej nuk dihet nëse ligjet sot do të procedohen në Kuvend. “Duhet të kemi koordinim me kryetarin e Kuvendit, e më pas do të...

Debati parlamentar për buxhetin është caktuar për 16 nëntor

Debati për buxhetin është caktuar për datën 16 nëntor më orën 12. “Qeveria dorëzoi propozimin shtesë për buxhetin për vitin 2016-të deri në Kuvendin e R. së Maqedonisë. Kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanovski thirri seancë të re plenare për 16 nëntor më orën 12” njoftuan nga kabineti i kryetarit të Parlamentit.

Deputetët sot do të votojnë buxhetin e Janevës

Deputetët në seancën e sotme pritet të miratojnë buxhetin e prokurores speciale publike Katica Janeva që të mund të punoj institucioni i saj. Mjetet prej 63.420.428 denarë gjegjësisht rreth 1 milion euro, siç thuhet në vendim, do të përdoren për funksionim të pandërprerë dhe funksionim autonom të Prokurorisë publike për ndjekjen e kriminalitetit lidhur me pohimet nga bisedat e përgjuara...

Deskoska deri te Gruevski: Me një nënshkrim mund ta shpëtoni  popullin nga Todorovi

Kërkesë për shkarkimin e ministrit të shëndetësisë, Nikolla Todorov deri te kryeministri Nikolla Gruevski dorëzoi deputetja e LSDM-së Renata Deskoska. Ajo tha se si kërkues është firmosur kryeministri dhe nëse nuk e vendos nënshkrimin e tij, do të dëshmoj se Todorov është kryerësi i tij i politikave të dëmshme. Nga kryeministri mori përgjigje se çdo kërkesë duhet të ketë...

BE apelon për dialog në Mal të Zi

Delegacioni i BE-së në Mal të Zi shprehi shqetësim për shkak të përleshjeve mes policëve dhe protestuesve, gjatë protestave në Podgoricë dhe apeloi për kthimin e dialogut politik. “Presim nga organet kompetente, në mënyrë efikase t’i hetojnë të gjitha incidentit në përputhje me parimet e sundimit të së drejtës. Dhe përderisa protestat paraqesin mënyrë legjitime dhe legale të shprehjes së...

Parlamenti i dërgoi mendim Gjykatës kushtetuese për ligjin e prokurorisë speciale

Parlamenti i dërgoi mendim Gjykatës kushtetuese për ligjin e prokurorisë speciale, kushetuetshmëria e të cilës e kontestoi avokati nga Shën Nikolla, njofton televizioni “24 Vesti”. Nga kabineti i kryetarit të Kuvendit, Trajko Veljanovski për televizionin kanë njoftuar se shërbimet profesionale e kanë përpunuar mendimin ndërsa sekretari i përgjithshëm, Zharko Denkovski e ka dërguar në Gjykatën kushtetuese. Siç njofton “24 Vesti” nga...

Dita e vendimeve politike, vizitave, seancave, ligjeve- a do të mjaftojnë 24 orë

Padyshim të gjitha zhvillimet që tensionuan skenën politike javën e kaluar do të jenë pjesë e agjendës së nesërme. Vizita e komisarit për zgjerim dhe politikë të fqinjësisë të BE-së, Johanes Han  Edhe pse nuk ka agjendë të publikuar të takimeve, Han, me siguri do të takohet me  liderët e katër partive më të mëdha politike. Seancë solemne në Këshillin e Prokurorëve...

Arrihet marrëveshje për ligjet zgjedhore, nesër do të votohet në Parlament

Pas 15 orëve bisedime, grupet e punës nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos, sot në mëngjes arritën marrëveshje për ligjet zgjedhore, mëson “Meta”. Është arritur marrëveshje për emërimin dhe mënyrën e votimit në KSHZ, votimin e Diasporës dhe pastrimin e listës zgjedhore. Anëtarët e KSHZ do të zgjidhen sipas formulës 3+3+3 gjegjësisht tre nga pushteti, tre nga opozita dhe tre tjerë do...