Paralmaneti votoi anëtarët e Komisionit anketues

Me 81 vota “pro” dhe dy “kundër” dhe një  abstenim, Kucvendi zgjodhi kryetarin, zëvendëskryetarin dhe anëtarët e Komisionit anketues për skandalin me përgjimet.

Komisioni Anketues me 16 anëtarë, tetë me propozim të VMRO- DPMNE-së,  katër të LSDM-së, dy të BDI-së, një të PDSh-së dhe një deputetë të pavarur.

Kryetar i Komisionit anketues është  Petre Shilegov, ndërsa zëvendëskryetar Goran Misovski. Anëtarët e komisionit janë: Talat Xhaferi, Ejup Rustemi, Ernad Fejzulahu, Antonio Milloshoski, Silvana Boneva, Kërsto Mukoski, Pavle Sazdov, Dimitar Stevananxhija, Liljana Zaturoska, Magdalena Manaskova, Vlladanka Aviroviq, Tomisllav Tuntev, Vasko Kovaçevski dhe Roza Topuzova­-Karevska.

Komisioni anketues formohet në pajtim me Marrëveshjen nga Përzhino për tejkalimin e krizës politike.