fbpx

Deskoska deri te Gruevski: Me një nënshkrim mund ta shpëtoni  popullin nga Todorovi

-

Kërkesë për shkarkimin e ministrit të shëndetësisë, Nikolla Todorov deri te kryeministri Nikolla Gruevski dorëzoi deputetja e LSDM-së Renata Deskoska. Ajo tha se si kërkues është firmosur kryeministri dhe nëse nuk e vendos nënshkrimin e tij, do të dëshmoj se Todorov është kryerësi i tij i politikave të dëmshme. Nga kryeministri mori përgjigje se çdo kërkesë duhet të ketë kuptim dhe dëshmi.

“Mos- funksionimi i sistemit të shëndetësisë shkakton pasoja të tmerrshme. Foshnja e vdekur në Tetovë, Tamara dhe Ana Marija e vogël, disa lehona ndërsa ende s’kemi përgjegjësi për këto raste. Në shëndetësi nuk ka shërbime të duhura, nuk ka asgjë. Gjinekologjia është një ndër degët më të rrezikuara. Kushtet nëpër spitalet janë katastrofale. Në shëndetin publik ka vetëm 128 gjinekolog prej të cilëve 80 në Shkup. Qytetarët paguajnë shumë ndërsa nuk marrin shërbime” tha Deskoska.

Ajo thotë se raporti injorues i Nikolla Todorov tregon se ai nuk posedon ndjenjë të fajit.

“Po të kishte, ai që moti do të largohej e nuk do të pranonte të menaxhoj resor për të cilin është laik absolut. E di se keni merak të shëtitni me kamera dhe mikrofon dhe të zgjidhni problemet e popullit përmes telefonit. Ja, sot ju jap mundësinë të zgjidhni një problem të madh të qytetarëve” tha Deskoska.

Kryeministri Gruevski për këtë tha se e kupton nevojën e deputetëve opozitar që të kërkojnë dorëheqje nga ministrat, por se ato duhet të mbështeten me argumente.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.