fbpx

Arrihet marrëveshje për ligjet zgjedhore, nesër do të votohet në Parlament

-

Pas 15 orëve bisedime, grupet e punës nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos, sot në mëngjes arritën marrëveshje për ligjet zgjedhore, mëson “Meta”.

Është arritur marrëveshje për emërimin dhe mënyrën e votimit në KSHZ, votimin e Diasporës dhe pastrimin e listës zgjedhore.

Anëtarët e KSHZ do të zgjidhen sipas formulës 3+3+3 gjegjësisht tre nga pushteti, tre nga opozita dhe tre tjerë do të emërohen në Kuvend. Vendimi do të sillet me shumicë absolute.

Diaspora do të votoj në një njësi zgjedhore, me model proporcional ndërsa do të zgjidhen tre deputetë.

Lista zgjedhore do të pastrohet në mënyrë të kombinuar, në terren dhe me kombinimin e të dhënave të institucioneve.

Pritet nesër ligji të hyj në procedurë parlamentare.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.