Në Kuvendin e R. së Maqedonisë sot do të mbahen seanca të komisioneve për mbrojtje dhe siguri dhe politikë të jashtme.

Në rend dite të Komisionit për mbrojtje dhe siguri janë propozim- ligjet për plotësimin e ligjeve për siguri në trafik dhe rrugë.

Anëtarët e Komisionit për politikë të jashtme pritet të debatojnë për propozim- ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes mes Qeverisë së RM-së dhe Qeverisë së R. Kosovës për nxitjen e mbrojtjes dypalëshe të investimeve.