fbpx

“Puç” dëshmoi se shërbimet i kemi “shoshë”: Kush nuk ka bërë punën e vet?

-

Lideri i opozitës, Zoran Zaev publikoi një pjesë të “bombës” shumë të pritur, duke prezantuar biseda të përgjuara të politikanëve, ministrave qeveritarë, gazetarëve dhe biznesmenëve. Si urdhërues të përgjimeve jo- ligjore i drejtoi pikërisht Nikolla Gruevskin dhe drejtorin e Drejtorisë për sigurim dhe kundër- zbulim (DSK), Sasho Mijallkov dhe qëndron në pohimin se materialet ia kanë dhënë shërbimet, siç thotë vet “patriotë të brengosur për fatin e vendit”.

Ndërsa pushteti përmes disa veprimeve, e para se gjithash me aksionin “Puçi”, pohon se materialet janë vepër e shërbimeve të huaja. Pa marrë parasysh a bëhet fjalë për patriot vendorë apo shërbime të huaja, fakt është se janë prezantuar materiale nga shërbimet maqedonase.

Por, a ekziston hetim konkret për publikimin, pa marrë parasysh kush i ka porositur dhe inspiruar dhe a ka procedurë për përgjegjësi?

Nga MPB thonë se do të nisin hetim, në suazat e rastit “Puçi”.

-MPB tanimë ka filluar hetim thelbësorë dhe të hollësishëm për vepra penale spiunim dhe dhunë ndaj pjesëtarëve të organeve më të larta shtetërore, ku të dyshuar janë gjashtë persona. Nëse arrijmë deri tek ndonjë informatë e re, MPB do t’i ndërmerr të gjitha masat e nevojshme në këtë rast- thotë zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski.

Në pyetjen nëse ka ose do të fillojë ndonjë hetim për lëshime eventuale në shërbimet për të cilat janë paraqitur informacionet, Kotevski thotë : “MPB tanimë ka nisur hetim”.

Në këtë kontekst ishte edhe paraqitja e incizimeve në “Youtube” nga takimi i fshehtë mes Zaevit dhe Gruevskit, në kabinetin e kryeministrit, që edhe më tej në mund të shihen në rrjet e për të cilat askush nga institucionet kompetente nuk tregoi se kush i ka incizuar, me çfarë baze dhe me çfarë qëllimi, e as si janë paraqitur në internet.

Zaev flet për mijëra dokumente ndërsa kjo nuk është publikim, por mund të përshkruhet si vërshim i publikimit të informacioneve. Nëse këto do të kishin arritur deri tek ndonj ë shërbim i huaj do të ishte më keq sepse kjo do të thotë se shërbimet tona nuk e kanë kryer punën! Ata kanë lejuar të përgjojnë diku dhe të ndjekin funksionarë të lartë shtetërorë, politikan, figura publike dhe qytetarë.

-Sido që të jetë, vlerësimi është se paraqitet informacione të besueshme dhe ato qarkullojnë kah opozita. Përgjegjësi për këtë duhet të kërkohet. Nëse vërtetohet se materialet janë nga ndonjë shërbimi i huaj, puna e MPB-së është të vërtetojnë përgjegjësinë sepse kundër- zbulimi, që duhet t’i mbrojë, është në suazat e Ministrisë. Procedura për përgjegjësi mund të ngritet në Qeveri, përmes debatit në Kuvend e këtë do ta kërkoj edhe opinioni- thotë Pavle Trajanov, deputet dhe ish ministër i punëve të brendshme.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.