fbpx

Zaev paralajmëroi projekte ambicioze në energjetikë dhe kontratë të re me “Helenik Petroleum” për naftësjellës

-

Do të ketë një numër projektesh të reja, serioze në sektorin e energjetikës që do të mbështeten nga Shtetet e Bashkuara dhe përfshijnë, ndër të tjera, lidhjen e Maqedonisë së Veriut në ndërtimin e një terminali të gazit natyror të lëngshëm pranë Aleksandropolit në Greqi, një marrëveshje e re me OKTA për lëshimin e naftësjellësit Shkup-Selanik, rezerva gazi për të ardhmen, si energji e lirë edhe atë nga SHBA, Azerbajxhani ose Izraeli, si dhe pjesa e Maqedonisë me 25 për qind në një central me gaz, raporton Meta.

Këtë e paralajmëroi mbrëmë Kryeministri Zoran Zaev, i cili ishte i ftuar në emisionin Revista Ekonomike, në “Alsat M”.

“Ne jemi duke negociuar me OKTA për lëshimin e naftësjellësit, e nën kushte për të cilat do të biem dakord. Si shtet, ne shprehim edhe dëshirë për të marrë pjesë me aksione në tubacionin e gazit Aleksandropolis, jo vetëm të kompanive”, tha Zaev.

Ai kujtoi se Qeveria ka shprehur interes për projektin Aleksandropolis gjatë vizitës së tij në Athinë, në një takim me Hristos Kopeluzos, Drejtore ekzekutiv i grupaconit “Kopeluzos”, aksioner themelues i “Gastrejd”.

Zaev vuri në dukje se vendi mund të jetë pjesë e projektit për ndërtimin e një stacioni lundrimi 17 km nga Alexandroupolis, për ruajtjen e përkohshme dhe gazifikimin e gazit të lëngshëm natyror, me një kapacitet prej 170.000 metra kub dhe mundësi për furnizim me gaz natyror prej mbi 5,5 miliardë metra kub. Kjo do të krijojë mundësi për furnizim të përhershëm dhe të qëndrueshëm të gazit natyror në vendin tonë, nga ku më pas do të shpërndahet në rajonin e gjerë.

“Ju e dini që me interkonektorin tashmë jemi duke përfunduar dokumentacionin, ne kemi një grant prej 14 milionë euro. Është një lidhje me Greqinë, në të njëjtën kohë jemi pranë fundit të dokumentacionit për lidhjen e dytë me tubacionin e gazit nga Bullgaria, Strumicë-Petriç.

Sigurisht, ne do të rezervojmë gaz në të ardhmen për objektet tona sepse gazi natyror i lëngshëm amerikan është i lirë. Ka edhe Azerbajxhani, Izraeli, gjithçka që vjen nga Mesdheu Juglindor. Mbase do të marrim pjesë me 25 për qind në një termocentral me gaz, ne jemi duke menduar, natyrisht, do të shohim kushtet,” tha Zaev. Ai shtoi se me projektet e reja, Maqedonia e Veriut mund të bëhet një udhëkryq rajonal dhe kështu do të përfitojë nga tarifat për transitin e gazit në vendet fqinje.

“Jemi vend anëtar i NATO-s, e ardhmja jonë është të bëhemi anëtare fuqiplotë e BE-së dhe do të shfrytëzojmë absolutisht të gjitha rrjedhat e tilla, veçanërisht kur vendi është një udhëkryq i mirë dhe ne mund të ngarkojmë tarifa për transitit të gazit drejt Kosovës, Serbisë, etj.”, tha ai.

Përndryshe, marrëveshja e dëmshme për shitje të Rafinerisë shtetërore OKTA “Helenik Petroleumit” u nënshkrua 21 vjet më parë nga kryetari i atëhershëm i VMRO-DPMNE-së Ljubço Georgievski. Pastaj bashkëpunëtori i tij i ngushtë, ish kryeministri Nikolla Gruevski (tani i arratisur nga drejtësia) si ministër i atëhershëm për tregti nënshkroi anekse me të cilat kompania greke mori përfitime në importimin e naftës, dhe vendi ynë pagoi dëmtime për kompanitë “Mamidoil – Jetoil” për shkak të shkeljes së marrëveshjes për furnizim ekskluziv të naftës për vendin. Sipas marrëveshjes, Maqedonia kishte marrë detyrim të blinte 500 mijë tonë mazut në vit, megjithëse nevojat ishin më shumë se pesë herë më të vogla. Qysh në vitin 2009, shteti i pagoi “Helenik Petroleumit” 40 milionë dollarë dëmshpërblim për mos përmbushje të detyrimit për të blerë karburant dhe kjo shumë mund të rritet.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.