fbpx

Ndërroi jetë Tamara nga Velesi, kush do ta merr përgjegjësinë?

-

Sot rreth orës gjashtë të mëngjesit pa shenja jete,  në spitalin e  Velisit është dërguar Tamara nga Velesi  ,  informon ”Telegraf “. Akoma nuk dihen shkaqet e  vdekjes së vajzë.

sot në or a6 të mëngjesit vajzën sot e sollën tek ne pa shenja jete. Thirrëm anesteziolog, pediatër bëmë përpjekje për reanimim, por pa sukses. Shkaku i saktë për vdekjen e Tamarës nuk është konfirmuar- deklaroi për “Telegrafin” Silvana Mishkova, zëdhënësja nga spitali i përgjithshëm.

Siç informojnë nga portali, sipas informacione  jo zyrtare, mund të ketë pasur ndezje të mushkërive ose probleme me zemrën.

Nga Ministria e Shëndetësisë, akoma nuk ka asnjë reagim, nuk u përgjigjën as në telefonatat, dhe në pyetjen tonë deri tek Ministri Nikola Todorov, i cili më 21 nëntor deklaroi se shteti do të  paguaj, do të mbaj përgjegjësi për jetën e Tamarës.

Në  ora 13, këshilltari i FSSh-së Branko Axhigov do të mbaj konferencë për shtyp

Dy muaj e gjysmë prindërit e Tamarës, nga procedurat burokratike prisnin për dërgimin e vajzës të operohet jashtë shtetit. Pastaj, Fondi priste dokumentacion zyrtar nga Klinika e Ortopedisë dhe Traumatologjisë,  raportin nga këshilli mjekësor. Nëna e Tamarës atëherë për “Telegrafin” deklasoi se pret që operacioni i Tamarës të kryhet në janar , dhe si opsione fillimisht iu propozuan Kroacia, Turqia, Gjermania dhe ShBA-të. Prindërit vazhdimisht paralajmëronin se situata përkeqësohet dhe se shtrembërimi i boshtit kurrizor për një vit dyfish është rritur- nga 40-80%, shtyp zemrën dhe mushkëritë duke shkaktuar komplikime të tjera. Nga mesi i janarit, televizioni “Telma”  transmetoi se fondi pret të konkretizojë terminin, mjekun dhe spitalin se ku do të bëhet operacioni.

Rrjetet sociale janë përplot me reagime, qytetarët kërkojnë që ministri Todorov të merr përgjegjësinë për rastin e Tamarës.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.