fbpx

Osmani: Për BDI-në është e rëndësishme Platforma e jo fati i VMRO DPMNE ose LSDM

-

Për BDI-në është e rëndësishme Platforma e shqiptarëve dhe është e rëndësishme mënyra se si kjo marrëveshje do të realizohet. Gjatë ditës, nga debati do të kalojmë në propozime konkrete, deklaroi zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, para selisë në Reçicë të Vogël ku kryesia qendrore në përbërje të gjerë vendos për koalicionin e mundshëm me VMRO DPMNE-në.

“Në seancën e rregullt të BDI-së marrin pjesë edhe deputetët e ri dhe kjo është vazhdimi i analizës që filluam t’i bëjmë këto ditë për argumentet “për” dhe “kundër” për të gjitha pesë opsionet në tryezë. Bëhet fjalë për debat parimor dhe po shqyrtohen të gjitha opsionet” deklaroi Osmani.

Zëdhënësi i BDI-së, spekulime i vlerësoi pohimet se kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka propozuar koalicion me VMRO DPMNE-në ndërsa anëtarët tjerë kanë qenë kundër.

“I hedh poshtë këto spekulime. Ahmeti ka të drejtë statutare që vet të vendos për hapat, por qëllimi i tij është t’i dëgjoj mendimet e të gjithë anëtarëve të kryesisë për të gjitha opsionet, që të merret vendimi më i shëndoshë. Hedh poshtë se ka përçarje në parti apo ndonjë preferencë. Nuk është i rëndësishëm fati i VMRO-së apo LSDM-së, por është me rëndësi të realizohet platforma” deklaroi Osmani.

Ende nuk dihet nëse vendimi për koalicionin e mundshëm me VMRO DPMNE do të merret sot apo nesër. Ka mundësi që takimi të zgjat deri në mesnatë.

Osmani përsëriti qëndrimin e djeshëm, se nuk është me rëndësi vendimi të jetë i përkohshëm, por se të jetë i duhur.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.