Deputeti evropian dhe ish raportuese i Parlamentit Evropian për Maqedoninë, Riçard Houit, në intervistë për “Meta” vlerësoi se është shumë vonë që të fitohet rekomandim pozitiv, por se dera e BE-së nuk është e mbyllur. Ai i bëri thirrje partisë në pushtet, të kryeministrit Nikolla Gruevski t’i zbatoj obligimet e marra me qëllim që ta kthej vendin në rrugën drejt BE-së.

  • Tre vitet e fundit, prej 24 dhjetorit 2012, duket se Maqedonia është në krizë të vazhdueshme politike. Pas Marrëveshjes së 15 korrikut, deklaruat se vendi  ua ka dal t’i shmanget humnerës. Duke pasur parasysh se partitë politike i kanë kaluar afatet për marrëveshjen, cili është qëndrimi juaj lidhur me situatën aktuale?

“Më 15 korrik, Maqedonia arriti të mos bie, por edhe më tej qëndron në zgripin e humnerës. Më vjen keq që jam këtu për disa orë, e jo për disa ditë para finalizimit të Raportit të progresit të Maqedonisë dhe kur nuk dihet ende nëse marrëveshje do të përfshihet në të. Kjo do të ketë implikime sepse BE-ja do të tregoj për vendin dhe ardhmërinë e saj. Por, jam këtu, me shpresë që sot apo nesër marrëveshja do të respektohet plotësisht. Kjo nuk do të thotë se marrin fund kundërshtimet në vend, këtë e kam të qartë. E di se çdo problem duhet të tejkalohet. Problemi i sotëm është se kemi marrëveshje që nuk është respektuar dhe nëse kjo nuk përmirësohet, do të ketë efekt esencial për të ardhmen evropiane të vendit.

  • A mund të na thoni çfarë do të jenë implikimet ndaj Maqedonisë, jo vetëm ndaj Raportit të progresit, por edhe për atë se ambasadorët evropiane dhe ndërmjetësi e përmendim gjegjësisht bllokadat eventuale apo vendosjen e politikanëve në listën e zezë. Konsideroni se BE-ja mund të realizoj këtë nëse nuk zbatohet marrëveshje?

“Vlerësoj se në kulturën politike të vendit, gjegjësisht se disa parti janë mësuar se përleshjet dhe konfliktet nuk kanë ndikim afatgjatë, ndërsa ky kuptim është shumë i gabuar. Raporti për progresin është i rëndësishëm. Vlerësoj se është shumë vonë që të merret rekomandim pozitiv dhe që të përsëriten angazhimet e vitit të kaluar. Në Raport, me siguri, do të ketë kushtëzim të caktuar, që do të jetë hap prapa për vendin, por kjo nuk do të thotë mbyllje e tërësishme e derës së BE-së. Megjithatë, e di se kjo ka ndikim të madh ndaj marrëdhënieve ndëretnike në vend dhe ndaj bindjes tek shqiptarët se vendi i bashkuar mund të vazhdoj përpara. E di, nga bisedat me qeverinë këtu, se kjo ndikon ndaj bindjes së investitorëve të huaj si dhe ndaj aftësisë së vendit që të tërheq investitor. Kjo është e patjetërsueshme duke pasur parasysh problemet ekonomike të cilat edhe më tej janë prezent, në veçanti në pjesë e ngjalljes së ekonomisë. Isha pjesë e disa bisedave ku u ngritën çështje për ndalimin eventual të fondeve para- aderuese, që vijnë direkt nga Brukseli. Kjo do të ketë ndikim ndaj të gjitha projekteve dhe programeve që vendi ka dobi nga ato.

  • Çfarë është mesazhi politik prapa rekomandimit të kushtëzuar?

“Derisa raporti i progresit nuk publikohet, unë vetëm mund të supozoj se çfarë përmban dhe, të jem i sinqertë, siç edhe jam gjatë kësaj vizite, unë edhe më tej kam shpresa të sinqerta se vendi mund të kthehet drejt BE dhe me kalimin e kohës të bëhet anëtare. Njerëzit këtu më ndalojnë në rrugë  ndërsa unë ju them “vazhdoni të shpresoni” ndërsa politikanëve ju them që patjetër duhet të punojnë. Z. Han gjatë vizitës së fundit ishte shumë i qartë me deklaratën e tij si dhe njoftimin e ambasadorit Çarls Garet në emër të BE-së dhe SHBA-së, se partia e Gruevskit patjetër duhet në tërësi t’i respektojnë pikat e Marrëveshjes. Ata duhet ta dëgjojnë këtë mesazh të fuqishëm, jo vetëm ata që janë në anën tjetër të gardhit, por edhe i tërë komuniteti ndërkombëtar. Vlerësoj se katër partitë kanë për obligim të mbajnë frymën e kompromisit, por komuniteti ndërkombëtar dhe BE munden dhe patjetër duhet të kërkojnë përgjegjësi nga ata që nuk do t’i përmbahen pikëve të marrëveshjes.

  • Brukseli është konsistent në lidhje me atë se duhet të tregohet përgjegjësia për shkeljen e mundshme të ligjit. A mund të komentoni lidhur me atë të Këshilli i prokurorëve publik bllokon punën e prokurores speciale publike, edhe pse sot u njoftua se është arritur përparim në këtë pikë. Si ndikon kjo ndaj Marrëveshjes së Përzhinos?

“Takimi im i radhës është me prokuroren speciale publike. Përshëndes emërimin e prokurores speciale publike dhe ndihmën e komunitetit ndërkombëtarë në emërimin e saj. Në vend ka keqpërdorim serioz kriminalistik që u publikuan me bisedat e përgjuara. Nuk është e imja si politikan që të kërkoj përgjegjësi për këtë, por patjetër duhet të ketë cak, hetim korrekt dhe rrënjësor, që do të kontribuoj për ngritjen e aktakuzave për këtë kriminalitet. Më thanë se ka pasur probleme lidhur me emërimin e ekipit të saj, probleme procedurale e jo politike. Shpresoj të jetë kështu dhe këto probleme të largohen. Më thanë se për momentin e kanë tejkaluar këtë problem dhe se të dy partitë janë pajtuar për numrin e prokurorëve.

  • U paraqitën informacione se disa vende anëtare të BE siç është klubi jozyrtar i miqve të Maqedonisë, Belgjika, B. e Madhe, Danimarka, Finlanda dhe Suedia tërhiqen dhe se nuk do të japin dritë jeshile për fillimin e bisedimeve. A është kjo e vërtetë?

“Tërësisht i hedh poshtë këto informacione. E lexova këtë dhe bisedova me ambasadorët e Britanisë së Madhe, Francës dhe Gjermanisë, dhe kjo është e pavërtetë. Është raport i pasaktë. Më vjen keq që duhej kaq intervenim i madh i palës evropiane për tejkalimin e kësaj krize politike, por është fakt se duhet të përfshihen. Për këtë ju bëj thirrje vendeve- anëtare të BE-së dhe komunitetit ndërkombëtarë që të qëndrojnë të angazhuar dhe të bëjnë presion, sepse në këtë fazë, pa përkrahjen tonë, vështirë se do të mund të lëvizin gjërat në drejtimin e duhur.

  • Çfarë nëse bisedimet dështojnë dhe BE nuk jep rekomandim. Çfarë më tutje?

“Mendoj se nuk mund të thuhet që Maqedonia është lënë e vetme. Vitet e fundit, ajo është e bllokuar dhe këtë  nuk dua ta shoh, dua të shoh ndryshime. Njerëzit këtu më ndalojnë në rrugë  ndërsa unë ju them “vazhdoni të shpresoni” ndërsa politikanëve ju them që patjetër duhet të punojnë”.