Gruevski arriti në takim me Han dhe treshen evropiane

-

Kryeministri Nikolla Gruevski i shoqëruar nga ministri i jashtëm dhe i shëndetësisë, Nikolla Poposki dhe Nikolla Todorov, arriti në rezidencën e BE-së në takim me euro- komisarin për zgjerim Johanes Han dhe treshen evropiane, Eduard Kukan, Ivo Uajgl dhe Riçard Houit.

Prej më herët në rezidencë kishte arritur lideri i LSDM-së, Zoran Zaev i shoqëruar nga Radmilla Sheqerinska dhe Renata Treneska- Deskoska.

Han sot në mëngjes kishte takim me liderët e partive politike shqiptare, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçin.

Pas takimit me Han, Ahmeti deklaroi se ekziston gatishmëri për zgjidhjen e krizës politike dhe se është koha që në plan të parë të vendosen interesat e shtetit e jo të partive.

Bisedimet e sotme janë përpjekje për dalje nga qorrsokaku pasi pushteti dhe opozita nuk arritën të gjejnë kompromis për dallimet e marrëveshjes së 2 qershorit, ku parashihen ndryshime në kodin zgjedhor, pastrimin e listave zgjedhore, kthimin e opozitës në Kuvend, ndalimin e publikimit të bombave dhe formimin e qeverisë së tranzicionit.